Qendra Women on Boards Albania (WOB-AL) është një organizatë që synon rritjen e gruas shqiptare ne drejtim dhe fuqizimin e rolit te saj pozitive në governancë të biznesit, brenda dhe jashtë Shqiperise. Në kuadër të misionit të saj, WOB-AL ofron mundësi të shkëlqyera për individë të përkushtuar dhe të apasionuar pas këtij qëllimi.
Aktualisht, po kërkohen profesionistë për tre role të rëndësishme në Bordin Drejtues të Qendrës:
1. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit Financiar
Kryetari/ja i Komitetit Financiar është pjesë e Bordit Drejtues dhe luan një rol kyç në:
- Hartimin e strategjisë financiare të organizatës;
- Mbikëqyrjen e përdorimit të përgjegjshëm të burimeve financiare;
- Mbështetjen e vendimmarrjes strategjike dhe iniciativave për mbledhjen e fondeve.
- Identifikimin dhe ndjekjen e burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendres
Ky rol është i përshtatshëm për ata që kanë përvojë në financa dhe menaxhim fondesh te organizatave jo fitimprurese në perputhje me prioritetet strategjike të Qendrës.
2. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit të Ngritjew së Fondeve
Në këtë rol, Kryetari/ja i Komitetit të Ngritjes së Fondeve:
- Harton strategji për të siguruar mbështetje financiare të qëndrueshme për WOB-AL;
- Bashkëpunon me donatorë, sponsorë dhe partnerë strategjikë;
- Ndërton rrjete të rëndësishme dhe përfaqëson organizatën në ngjarje publike;
- Identifikon dhe ndjek burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendrës
Ky pozicion kërkon aftësi të spikatura në ngritjen e fondeve te organizatave jo fitimprurese dhe ne ndertimin e relatave me donatoret sipas prioriteteve strategjike të Qendrës.
Lexo edhe:A duhet t’i themi mirupafshim zhvilluesve të web-it me prezantimin e Wegic?!
3. Anëtar/e i/e Bordit Drejtues – Kryetar/e i Komitetit (Këshillit) të Marketingut
Kryetari/ja i Komitetit të Marketingut luan një rol strategjik në:
- Zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut për të rritur ndikimin dhe dukshmërinë e WOB-AL;
- Bashkëpunimin me partnerë dhe sponsorë për të mbështetur iniciativat e organizatës;
- Ndërtimin e marrëdhënieve me palët e interesuara për promovimin e misionit tonë;
- Identifikimin dhe ndjekjen e burimeve te ndryshme per ngritjen e fondeve te nevojshme per funksionimin e Qendres.
Ky është një rol i përshtatshëm për profesionistë me përvojë në PR & Marketing te organizatave jo fitimprurese dhe në fushat me prioritetet strategjik të Qendrës.
Jeni të interesuar të bëheni pjesë e ndryshimit?
Women on Boards Albania ju fton të kontribuoni në misionin e saj për një shoqëri më te perparuar dhe gjithëpërfshirëse. Bashkohuni me një ekip dinamik profesionistësh dhe ndihmoni në krijimin e një impakti të qëndrueshëm në drejtimin e vete Qendres si edhe ne realizimin e misionit te saj. Pozicionet jane te mundshëm për t’u kryer në distancë. Te pakten nje mbledhje e Bordit dhe Komitetit perkates do te kryhet ne prezence fizike.
Për të aplikuar ose për më shumë informacion, dërgoni email në albana@vrioni.eu ose vizitoni faqen wobal.org/careers deri në datën 15 Janar 2025.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto