Që nga e mërkura, 25 qershor, qyteti i Portos nis zbatimin e ndalimit të shitjes së alkoolit gjatë natës jashtë bareve dhe restoranteve, në përpjekje për të frenuar fenomenin e konsumit të pijeve në rrugë, i njohur si botellon.
Në netët e verës, rrugët e qytetit gumëzhijnë nga të rinjtë me gota në dorë, të ulur nëpër trotuare, duke biseduar e dëgjuar muzikë. Kjo atmosferë spontane, e ngjashme me kulturën spanjolle të pirjes në publik, ka qenë pjesë e imazhit të Portos për turistët. Por për shumë banorë, është kthyer në shqetësim.

Kryebashkiaku i Portos ka deklaruar se gjobat e deritanishme nuk kanë pasur rezultat, pasi për shumë biznese “ia vlente të paguanin gjobën e ulët sesa të respektonin rregullin.” Ndaj, autoritetet do të kenë të drejtë të mbyllin menjëherë përkohësisht çdo subjekt që shkel ndalimin.
Por jo të gjithë besojnë se masa do të japë rezultat. Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Diskove të Portos, Miguel Camões, ka thënë se problemi i botellon shpesh lidhet me pije, që njerëzit i sjellin nga shtëpia ose i blejnë gjatë ditës, jo me shitjen nga lokalet. Ai sugjeron ndalime më të përgjithshme për konsum në publik, pavarësisht burimit të pijes.
Kritika ka edhe nga kreu i Shoqatës Kombëtare të Bareve dhe Diskove, Ricardo Tavares, i cili e cilëson masën “të pamatur” dhe jo praktike. Për ata që duan të shijojnë ende atmosferën plot gjallëri të Portos, një zgjidhje e thjeshtë: zhvendosuni nga rruga në ndonjë nga baret e shumta të qytetit, për momentin, ato nuk preken nga ndalimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto