Portali e-Albania ju mundëson të merrni online dokumentin teknik arkivor "Fletë projekti" - Business Magazine Albania

Portali e-Albania ju mundëson të merrni online dokumentin teknik arkivor “Fletë projekti”


Çdo ditë në portalin qeveritar e-Albania shtohen shërbimet e ofruara duke na i lehtësuar procedurat me vetëm një klikim. Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit (AQTN) ofron përmes portalit e-Albania tre shërbime elektronike: Aplikim për marrje fletë projekti, aplikim për marrje dosje pronësie dhe aplikim për marrje Gen-plan (A3/A4).

Nëpërmjet shërbimit “Marrje fletë projekti”, ju mund të merrni online dokumentin teknik arkivor “Fletë projekti”, që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor, studime etj.

Baza ligjore:
– Ligji Nr. 7726, datë 29.06.1993, “Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat”
– Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat”
– VKM Nr. 377, datë 26.07.1993
– Ligji Nr. 10119 datë, 23.04.2009, “Për Planifikimin e Territorit”, i ndryshuar
– Urdhër Nr. 36, datë 24.02.2014, “Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin të AQTN”

Lexoni: e-Albania iu mundëson bizneseve të shkarkojnë në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit

Dokumentacioni i nevojshëm
– Dokument identifikimi (ID) ose pasaportë biometrike ( i nevojshëm për t’u loguar në portal)
– Shkresë kur kërkohet nga subjekte shtetërore ose private

Hapat e procedurës
– Identifikohuni në portalin e-Albania
– Zgjidhni shërbimin “Marrje fletë projekti”
– Klikoni butonin “Përdor”
– Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara
– Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin “Apliko”
– Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas duke shtypur butonin “Aplikimet e mia” dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj
– Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit te ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar).
– Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën “Statusi”, pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”
– Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar.
– Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit “Aplikimet e mia” dhe duke shtypur më pas butonin “Shfaq”
– Kryeni më pas pagesën e shërbimit duke shtypur butonin “Paguaj” dhe duke zgjedhur bankën që ofron këtë shërbim.
– Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN-ja, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin “Dokumentet” , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit “Aplikimet e mia”.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Koha për marrjen e një dokumenti arkivor është 1 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
2415 lekë të reja / për çdo fletë

Më shumë
Çdo ditë pune; orari i shërbimit 10:00-13:00

Kontakti
Tel: +355 4 22 47 447
Email: info.aqtn@aqtn.gov.al

  • Përveç këtij shërbimi ju mund të merrni online nëpërmjet portalit e-Albania, dokumentin teknik arkivor “Gen-plan (A3/A4)”
    Klikoni këtu për më shumë info.
  • Gjithashtu mund të merrni dokumentin teknik arkivor “Dosje pronësie”
    Klikoni këtu për më shumë info.

Lexoni: Një gamë e re e-shërbimesh nga Ministria e Zhvillimit Urban, tashmë në portalin e-Albania!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0