e-Albania iu mundëson bizneseve të shkarkojnë në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit - Business Magazine Albania

e-Albania iu mundëson bizneseve të shkarkojnë në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit


Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik në portalin E-albania bizneset mund të marrin në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Certifikata përmban të dhëna mbi NUIS – numrin unik të identifikimit të biznesit, i cili lëshohet në momentin e regjistrimit të subjekteve tregtare me të certifikatës së regjistrimit. Gjithashtu në të, tregohet statusi i biznesit, adresa, afati i veprimtarisë, data e regjistrimit të biznesit.

Dokumentacioni i nevojshëm
– NUIS (numri unik i identifikimit i biznesit) – i nevojshëm për t’u loguar në portal

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si biznes në portal
– Zgjidhni shërbimin “Certifikatë Regjistrimi”
– Klikoni butonin” Përdor”
– Plotësoni formularin përkatës elektronik
– Klikoni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” në faqen e fundit të formularit
– Certifikata do te shkarkohet menjëherë në shfletuesin tuaj

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Kontakti
Tel: +355 42 272 391 | Fax: +355 42 273 517 | email: info.qkb@qkb.gov.al

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Lexoni: e-Konsullata, rubrika që ju mundëson 36 shërbime elektronike në portalin E-albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0