Porsche 911 Speedster Concept feston 70 vjetorin e kompanisë

Porsche 911 Speedster Concept feston 70 vjetorin e kompanisë


70 vitë më parë, Porsche mori çertifikimin për makinën e saj të parë, modelin 356. Sot ajo feston këtë ditë me Porsche 911 Speedster Concept.

Porsche 911 Speedster Concept ka linja tepër të ngjashme me 356 Speedster. Si Porsche-t e para, edhe kjo model vjen me ngjyrë gri ose të bardhë. Pasqyrat si një Talbot i vjetër, dhe tapa e serbatorit si ato të viteve 50 në mesin e kofanos.

Porsche 911 Speedster Concept

Ky koncept, ka kapakë të lehtësuar. Dhe mund të lidhet me 8 Tenax fasteners. Nuk do mund të gjeni kondicioner apo radio në këtë makinë. Dhe as konforte të tjera moderne. Por do të gjeni sedilje prej fibre karboni dhe të mbuluara me lekurë kafe.

Kapaku i pasëm mbulon tubat sigurues pas sediljeve. Këto të fundit, vazhdojë si formë aerodinamike deri në fund. Kjo e ngjashme me 911 Speedster i vitit 1988. Një deflektor prej Plexiglas mban mbishkrimin dhe logon “70 years of Porsche”.

Porsche 911 Speedster Concept

Jo çdo pjesë e makinës në fakt është “old school”. Trupi i konceptit bazohet në një 911 Carrera 4 Cabriolet. Kurse shasia vjen nga një 911 GT3. Disqe 21 inch dhe pedalet e lëmuara, janë ekskluzive për këtë model. Për t’a mbajtur peshën e ulët. Fibër karboni e forcuar është përdorur për parafangot, bagazhin dhe kofanon.

“Gmünd Roadster” origjinal (356 Speedster) kishte një motorr 1.1 litër flat-4 me ftohje me ajër dhe vetëm 35 kuaj fuqi. 356 1500 America Roadster më vonë, me një motorr me 70 kuaj fuqi.

Porsche 911 Speedster Concept

Pa dyshim këto shifra janë të pa konceptueshme për sot.

Në zemër të Porsche 911 Speedster Concept, ndodhet një motorr flat 6 me 500 kuaj fiq. Kjo dhe një kambio manuale me 6 shpejtësi, e bëjnë këtë Porsche një nga makinat më unike që mund të blesh sot.

Porsche 911 Speedster Concept

Ndonëse nën trysni, Porsche vazhdon të krijojë jo makina, por vepra arti.

Burimi: Motor Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0