Policia italiane bën gati Jeep Wrangler si patrullë për plazhet

Policia italiane bën gati Jeep Wrangler si patrullë për plazhet


Policia italiane me të vërtetë di se si t’i mbushë garazhet e saj. Nëse do të shihni aty, do të gjeni edhe Lamborghini Huracan ose Alfa Romeo Giulia Quadrifoglio.

Të dyja këto, janë perfekte për në rrugë. Por lindi nevoja e një makine për të patrulluar plazhet. Dhe ja ku vjen, Carbinieri Jeep Wrangler! Ata nuk dolën jashtë kompanive vendase, duke përdorur Jeep, një nga makinat e grupit FCA.

Nga ana tjetër, Wrangler është një nga ikonat e automobilizmit kur vjen puna tek off roading. Për më tepër, që ajo përshtatet me stilin e jetesës nëpër plazhe. Një brandim goxha i mirë i Jeep ndër vite.

policia italianePor, Wrangler-at që policia italiane do të përdorë, nuk do të jenë versioni bazë nga fabrika. Së pari, sipas Motor1, ato do të marrin nofkën “Gazella”. Dhe do të jenë të pajisura me pjesë nga paketa Mopar One. Ato do të përdorin goma 32 inch dhe disqe alumini 17 inch. Do të jenë edhe 5cm më të larta se sa versionet e zakonshme. Kjo, falë modifikimeve në suspensionet e makinave.

Diçka që ky Wrangler do të ketë dhe askush tjetër nuk do të mund t’a ketë?! Dritat, sirena, dhe radio e policisë. Ky model madje do të jetë i pajisur me një motor me naftë. Një opsion që së shpejti do të arrijë në tregun amerikan. Motori 2.8L turbo, prodhon 158HP dhe 400Nm torque.

Modelet do të jenë të gjeneratës së fundit të JK Wrangler dhe  do të duken bukur në rrugët dhe plazhet e Italisë. Policia planifikon t’i përdorë në zonën e Romagna-s, pranë San Marino, përgjatë detit Adriatik.

Burimi: Motor Trend

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0