Po vjen iMoney, portofoli dixhital i Apple - Business Magazine Albania

Po vjen iMoney, portofoli dixhital i Apple


Jane te shumta thashethemet rreth mundesise qe Apple te prezantoje ne qershor gjate WWDC, nje sistem te ri per te paguar me ane te iPhone ne iOS 7.
 
Praktikisht e shumeperfolura teknologjia NFC mund te vije se bashku me iPhone 5S, gjate kesaj vere. Apple e ka nisur kete rruge me Passbook ne iOS 6, nje aplikacion qe lejon menaxhimin e kuponave dixhitale nepermjet iPhone.
 
Por Passbook nuk na lejon te blejme gjera apo sherbime te ndryshme. Mund te vije iMoney, sherbimi i ri qe pritet te debutoje ne iOS 7. Ky sherbim duhet te vije sebashku me iPhone 5S, qe do te kete edhe teknologjine NFC. Ne kete menyre mund te paguajme me ane te iPhone sikur te kishim nje karte krediti. (iPhoneAlbania)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0