Tani që bizneset po rihapen, pyetja e radhës për disa sipërmarrës mund të jetë: Si do të qëndrojmë hapur, në situatën post-COVID-19?
Përgjigjia varet kryesisht nga vendi ku ndodhet biznesi juaj. Shumica e shteteve kanë udhëzime specifike për mënyrën e rihapjes në mënyrë të sigurt. Më poshtë do të sjellim tre mënyra se si mund ta mbani biznesin tuaj hapur, në situatën post-Covid, sipas Inc.
1.Krijoni një kulturë të re në kompani
Pavarësisht nëse punonjësit po kthehen në zyrat fizike ose do të punojnë në distancë, kompanitë duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të komunikuar me punëtorët për jetën e tyre jashtë punës, thotë Christel Slaughter, CEO e Konsulencës së Menaxhimit të Biznesit tek SSA Consultants. Ajo shton se nëse një president ose CEO nuk është duke e bërë këtë, menaxherët ose mbikëqyrësit duhet t’i bëjnë këto telefonata.
“Kjo është me të vërtetë një provë për bizneset e vogla dhe ata, që do të kalojnë testin do të krijojnë kultura më të mira dhe punonjës më besnikë”, thotë ajo. “Këto janë llojet e gjërave që do ta bëjnë kompaninë më të mirë”.
- Hartoni një protokoll sigurie
Bizneset me pakicë, që po rihapen do të duhet të trajnojnë stafin e tyre për praktikat e reja të pastrimit dhe protokollet e tjera, përfshirë matjen e temperaturave të klientit, ndërsa zyrat do të duhet të rimendojnë se ku do të ulen punëtorët, në raport me njëri-tjetrin, këshillon Julie Werner, një partnere në firmën juridike Loëenstein Sandler . Kompanitë, që nuk përshkruajnë këto protokolle të reja qartë mund të përballen me ankesa zyrtare dhe dëmtime të reputacionit, shton ajo.
“Ne kemi parë ndikimin e menjëhershëm që media sociale mund të ketë në prishjen e një biznesi dhe reputacionin e tij,” thotë Werner. “Sa më shumë që ju të mund të keni një dialog dhe të komunikoni me punonjësit tuaj për atë që ju jeni duke bërë – duke marrë kontributin e tyre – rreziku do të ekzistojë më pak, si për individët ashtu edhe për kompaninë në tërësi”.
- Bëni që punonjësit të ndihen të sigurt
Dokumentimi se si biznesi juaj ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur sigurinë e punëtorëve mund të jetë po aq i rëndësishëm sa zbatimi i këtyre masave, sipas Sllughter.
“Ata me të vërtetë do të donin të shihnin një çertifikatë”, thotë ajo. “Sa njerëz janë testuar? Çfarë kemi bërë? A ekziston një organizatë shëndetësore publike apo palë e tretë që mund ta sigurojë këtë? Këto janë gjëra, që janë me të vërtetë të rëndësishme”.