Po rihapni biznesin tuaj? 3 mënyra për të lulëzuar

Po rihapni biznesin tuaj? 3 mënyra për të lulëzuar

rihapni biznesin

Tani që bizneset po rihapen, pyetja e radhës për disa sipërmarrës mund të jetë: Si do të qëndrojmë hapur, në situatën post-COVID-19?

Përgjigjia varet kryesisht nga vendi ku ndodhet biznesi juaj. Shumica e shteteve kanë udhëzime specifike për mënyrën e rihapjes në mënyrë të sigurt. Më poshtë do të sjellim tre mënyra se si mund ta mbani biznesin tuaj hapur, në situatën post-Covid, sipas Inc.

1.Krijoni një kulturë të re në kompani

Pavarësisht nëse punonjësit po kthehen në zyrat fizike ose do të punojnë në distancë, kompanitë duhet të rrisin përpjekjet e tyre për të komunikuar me punëtorët për jetën e tyre jashtë punës, thotë Christel Slaughter, CEO e Konsulencës së Menaxhimit të Biznesit tek SSA Consultants. Ajo shton se nëse një president ose CEO nuk është duke e bërë këtë, menaxherët ose mbikëqyrësit duhet t’i bëjnë këto telefonata.

“Kjo është me të vërtetë një provë për bizneset e vogla dhe ata, që do të kalojnë testin do të krijojnë kultura më të mira dhe punonjës më besnikë”, thotë ajo. “Këto janë llojet e gjërave që do ta bëjnë kompaninë më të mirë”.

  1. Hartoni një protokoll sigurie

Bizneset me pakicë, që po rihapen do të duhet të trajnojnë stafin e tyre për praktikat e reja të pastrimit dhe protokollet e tjera, përfshirë matjen e temperaturave të klientit, ndërsa zyrat do të duhet të rimendojnë se ku do të ulen punëtorët, në raport me njëri-tjetrin, këshillon Julie Werner, një partnere në firmën juridike Loëenstein Sandler . Kompanitë, që nuk përshkruajnë këto protokolle të reja qartë mund të përballen me ankesa zyrtare dhe dëmtime të reputacionit, shton ajo.

“Ne kemi parë ndikimin e menjëhershëm që media sociale mund të ketë në prishjen e një biznesi dhe reputacionin e tij,” thotë Werner. “Sa më shumë që ju të mund të keni një dialog dhe të komunikoni me punonjësit tuaj për atë që ju jeni duke bërë – duke marrë kontributin e tyre –  rreziku do të ekzistojë më pak, si për individët ashtu edhe për kompaninë në tërësi”.

  1. Bëni që punonjësit të ndihen të sigurt

Dokumentimi se si biznesi juaj ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur sigurinë e punëtorëve mund të jetë po aq i rëndësishëm sa zbatimi i këtyre masave, sipas Sllughter.

“Ata me të vërtetë do të donin të shihnin një çertifikatë”, thotë ajo. “Sa njerëz janë testuar? Çfarë kemi bërë? A ekziston një organizatë shëndetësore publike apo palë e tretë që mund ta sigurojë këtë? Këto janë gjëra, që janë me të vërtetë të rëndësishme”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0