Po mendoni të ndryshoni profesion? Ja 5 hapa që duhet të ndiqni

Po mendoni të ndryshoni profesion? Ja 5 hapa që duhet të ndiqni


Ju mund të keni gjetur se çfarë doni të bëni në të ardhmen, por heqja dorë nga siguria që ju ofron puna aktuale kërkon energji, para dhe kohë.

Para se të braktisni punën aktuale, ekspertët këshillojnë të merrni në konsideratë pesë hapa për të qenë të sigurt se vendimi juaj është i duhuri.

1. Identifikoni problemin

Bëni një vlerësim të punës suaj aktuale dhe pse dëshironi të ndryshoni profesion.

“Ju mund të keni pakënaqësi me shefin tuaj apo me ambientin në punë, po shpeshherë nuk është profesioni ai që duhet të ndryshojmë, është dinamika e vendit të punës,” thotë Juliet Murphy, administrator i deleguar i Juliet Career Development në Tustin, Kaliforni.

Por mund të jetë edhe profesioni. Emily Shortell, nga Nju Jorku, kuptoi se problemi ishte profesioni i saj si designer, pasi provoi të njëjtën ndjesi palumturie kur punonte në ambiente të ndryshme si për shembull në shoqëri burse, kompani marketingu. Sot ajo punon në sektorin veterinar.

Identifikoni burimin e pakënaqësisë duke bërë një listë se çfarë pëlqeni dhe nuk pëlqeni në punën tuaj. Nga kjo do të kuptoni nëse është momenti për të ndryshuar profesion apo jo.

2. Bëni kërkime për profesionin që doni

Bëni kërkime se çfarë duhet të bëni që të fusni këmbët në fushën që doni dhe kompanitë e mundshme.
Shortell për shembull nuk hoqi menjëherë dorë nga profesioni i saj si designer. Ajo bëri disa kërkime më parë rreth ligjeve të licencimit si veterinere dhe gjeti një program të akredituar teknik në fushën e veterinarisë.

Lexoni: Cilët janë vendet e punës më të paguara?

3. Krijoni kontakte me profesionistët e sektorit

Gjeni njerëz të profesionit për të cilin aspironi. LinkedIn është një burim, por ju mund të krijoni kontakte edhe nëpërmjet miqve apo njerëzve të afërt, të merrni pjesë në konferenca të kësaj fushe, grupeve lokale profesioniste, etj.

“Bëni pyetje që vënë në provë hipotezat tuaja rreth profesionit që dëshironi, si për shembull cilat janë punët që duhet të bëni gjatë ditës, koha që kërkohet për t’i përmbushur ato,” thotë Dorie Clark, këshilltare në strategjinë e marketingut.

4. Vlerësoni aftësitë tuaja

Vlerësoni aftësitë tuaja, duke u këshilluar me një profesionist të fushës, për të parë se cilat aftësi mund të transferohen në profesionin tuaj të ardhshëm dhe çfarë duhet të përmirësoni. Ndoshta do t’ju duhet të ndiqni ndonjë program të certifikuar, të regjistroheni në kurse online apo të riktheheni në shkollë, nëse profesioni që doni të bëni në të ardhmen kërkon një diplomë universitare.

“Ndoshta ju nuk keni përvojë në drejtimin e një projekti dhe është kjo aftësia për të cilën keni nevojë”, thotë Teri Coyne, drejtues ekzekutiv dhe këshillues në kompaninë Five O’Clock CLub, një shoqëri këshillimi për burimet njerëzore në Nju Jork. “Ju mund të punoni si vullnetar në një organizatë lokale dhe të drejtoni një projekt”. Në këtë mënyrë ju do të fitoni aftësitë që ju kërkohen për profesionin e ri.

5. Rishikoni CV-në tuaj

Një njoftim pune në fushën ku dëshironi të punoni rendit aftësitë dhe përgjegjësitë që ju do të keni.
Ju duhet t’i shfrytëzoni ato për të personalizuar CV-në tuaj. Shkruani arritjet tuaja dhe pikat tuaja të forta që i referohen profesionit të ri.

Lexoni: Fjalët që duhet t’i eleminosh patjetër nga CV jote!

“CV është vetëm një histori se si mund të përshtaten mundësitë”, – thotë Coyne.

/Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0