Po kërkoni të zhvilloni biznesin tuaj? Kjo thirrje është për ju - Business Magazine Albania

Po kërkoni të zhvilloni biznesin tuaj? Kjo thirrje është për ju

Po kërkoni të zhvilloni biznesin tuaj? Kjo thirrje është për ju

“Rruga drejt suksesit është vazhdimisht në ndërtim e sipër.” – Lili Tomlin (Lily Tomlin)
Në kuadër të iniciativës “Tirana European Youth Capital”, qëndra Balance do të realizojë IDEA TEYC 2022.

Nëse ke një ide biznesi, apo një biznes prej jo më shumë se tre vitesh, ky projekt ofron trajnim dhe këshillim pa pagesë. Programi u drejtohet të rinjve mes moshës 19-29.

Ju mund  të plotësoni formën e aplikimit të mëposhtëm nëse jeni të interesuar për të marrë pjesë në IDEA TEYC 2022.

Aplikimet mbyllen më datën 26.07.2022.

Regjistrohu 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0