Në këtë artikull do të gjeni 15 tipare të punonjësi idealë.
Ai duhet të jetë:
- I orientuar drejt veprimit – Punësoni punonjësit që ndërmarrin veprime dhe kapin shanset. Mundësitë çojnë drejt suksesit dhe gjenerojnë ide të reja.
- Inteligjent – Inteligjenca nuk është e vetmja gjë, por është një bazë e fortë për sukses. Pavarësisht nëse jeni freeleancer apo punoni full time, nëse jeni inteligjent dini si të memaxhoni situata edhe nga distanca.
- Ambicioz – Punonjësit mund të ndihmojnë kompaninë tuaj vetëm nëse duan të ndihmojnë veten të kenë një karrierë më të mirë. Ambicia është ajo që e bën një kompani inovative, është ajo që mundëson ide krijuese dhe ajo që gjeneron kënaqësi dhe komunikim midis punonjësve.
- Autonom – Punësoni një punonjës i cili mund ta bëjë punën saktë pa humbur shumë kohë. Si pronar i kompanisë, ju keni detyrë të kujdeseni edhe kur i delegoni punët tek të tjerët.
- Të përshatet me kulturën – A do të kënaqeni duke punuar me këtë individ çdo ditë? Po punonjësit tuaj do të kënaqen duke punuar me këtë individ? Kur rekrutoni, personaliteti mund të nënkuptojë ndryshimin midis një punonjësi, i cili nuk qëndron gjatë dhe nuk arrin të prodhojë kundrejt një punonjësi që do të rrisë ndjeshëm avantazhin tuaj konkurrues.
Lexo: Punonjësit kanë frikë t’ju tregojnë të vërtetën?! Ja se si t’i inkurajoni ata
- Të përmirësojë – Punonjësit që nisin punën me energji janë shumë produktivë. Punonjësit optimistë krijojnë një mjedis pune që është unik, krijojnë ide të reja dhe po aq e rëndësishme është fakti që ata përfshijnë edhe të tjerët.
- Vetëbesimi – Vetëbesimi prodhon rezultate dhe inkurajon punonjësit të marrin përsipër sfidat, të cilat punonjësit e ndrojtur nuk i marrin përsipër. Kompanitë më të mira janë shumë të sigurta në aftësitë e tyre për të siguruar një produkt apo shërbim superior dhe ky besim krijon një kulturë të përmirësimit dhe besimit të klientit.
- Suksesi – Një nga mënyrat më efektive për të parashikuar suksesin e ardhshëm nga një kandidat, është suksesi i tyre i kaluar në firma të tjera. A kanë qëndruar në kompani për një periudhë të gjatë? A i kanë përmbushur qëllimet e ndërmarrjes? Çfarë arritjesh kanë realizuar këta individë?
- Sinqeriteti – Një punonjës mund të ketë të gjithë talentin në botë, por pa integritet dhe origjinalitet, asgjë e madhe nuk do të arrihet. Ju dëshironi punonjës të ndershëm në organizatën tuaj, përndryshe kompania juaj do të humbasë klientët dhe, në fund të fundit nuk do të mbijetojë.
- Detajist – Vëmendja ndaj detajeve është thelbësore ose gabimet do të bëhen brenda kompanisë suaj. Punonjësit e orientuar nga detaji krenohen me punën e tyre. Për ata, detajet janë thelbësore.
- Modestë – Punonjësit më të kërkuar e përçojnë vlerën e tyre jo përmes fjalëve të tyre, por përmes punës së tyre. Ata janë të përulur, nuk kanë nevojë të mburrin veten përpara të tjerëve dhe në mënyrë të qetë i tejkalojnë ata që veprojnë.
- Punojnë shumë – Asgjë e madhe nuk arrihet me lehtësi. Asgjë e madhe nuk arrihet përmes orarit 9 me 5. Përkundrazi, themeli i një organizate të efektshme qëndron në aftësinë e tij për të rekrutuar punonjës të orjentuar, me punë të vështirë që ekzekutojnë.
- Punojnë me pasion- Punonjësit që janë të apasionuar pas punës së tyre, janë të përkushtuar dhe luftojnë fort për të arritur qëllimet që i vendosin vetes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto