Po kërkon një sfidë të re karriere? Bëhu pjesë e Panairit Virtual të Karrierës

Po kërkon një sfidë të re karriere? Bëhu pjesë e Panairit Virtual të Karrierës


Kompani dhe organizata të njohura gjermane do të marrin pjesë në panairin virtual dhe synojnë të njihen me profesionistë të kualifikuar të interesuar për mundësi të shkëlqyera karriere në Shqipëri dhe Kosovë.

Axhenda ofron gjithashtu prezantime online mbi temat e karrierës dhe biseda të drejtpërdrejta me ekspertë. Pjesëmarrja është pa pagesë nga kudo që të jeni në kompjuterin ose tabletin tuaj.

Eventi organizohet nga Alumniportal Deutschland në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) dhe Qendrën Gjermane të Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën në Shqipëri (DIMAK Albania), në datën 19 shtator gjatë orës 13:00- 17:00 .

Për t’u regjistruar në panair kliko këtu: https://bit.ly/2NivgLv0

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0