Kompani dhe organizata të njohura gjermane do të marrin pjesë në panairin virtual dhe synojnë të njihen me profesionistë të kualifikuar të interesuar për mundësi të shkëlqyera karriere në Shqipëri dhe Kosovë.
Axhenda ofron gjithashtu prezantime online mbi temat e karrierës dhe biseda të drejtpërdrejta me ekspertë. Pjesëmarrja është pa pagesë nga kudo që të jeni në kompjuterin ose tabletin tuaj.
Eventi organizohet nga Alumniportal Deutschland në bashkëpunim me Shoqatën Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) dhe Qendrën Gjermane të Informacionit për Migracionin, Formimin Profesional dhe Karrierën në Shqipëri (DIMAK Albania), në datën 19 shtator gjatë orës 13:00- 17:00 .
Për t’u regjistruar në panair kliko këtu: https://bit.ly/2NivgLv0
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto