Po ju ndjek shefi në rrjetet sociale? Po tani çfarë?

Po ju ndjek shefi në rrjetet sociale? Po tani çfarë?



Nga Natalie Zfat, kontributore në Forbes

Ju po kaloni një ditë të bukur. Uleni në tryezën tuaj të punës, me telefonin përpara me baterinë plot dhe diçka të freskët për të shijuar dhe befas vjen një njoftim: “shefi juaj kërkon t’ju bëjë ‘follow’ në Instagram”.

Në varësi të marrëdhënies që keni me të, në mendjen tuaj mund të vijnë një sërë pyetjesh dhe dilemash.

  • A është vërtet shefi im?
  • Me siguri është dikush tjetër me të njëjtin emër.
  • Ky sigurisht është shefi im.
  • Përse kërkon të më ndjekë në Instagram? Me siguri, kërkon të dijë më shumë për jetën time personale.
  • Mendon se mund të jemi miq?

 Si një menxhere e rrjeteve sociale, një ndër pyetjet më të shpeshta që më bëjnë është:

  1. A është normale të ndjek shefin tim në Instagram?
  2. A duhet ta pranoj kërkesën e miqësisë në Facebook apo Instagram të shefit tim?

Fatkeqësisht përgjigjia nuk është e prerë. Nëse vendosni të jeni ose jo miq në internet me shefin tuaj, kjo varet tërësisht nga mënyra se si i përdorni rrjetet sociale, nga marrëdhënia që keni me shefin tuaj si dhe nga sjellja juaj.

Pra secili nga ju, kur shikon një njoftim të tillë në telefonin e tij, në mendje i vijnë një sërë pyetjesh dhe dilemash, nëse duhet ta pranojë këtë ftesë miqësie.

Ja disa pyetje që duhet t’i bëni vetes përpara se të pranoni ose të refuzoni një “miqësi dixhitale” të shefit tuaj.

Lexo: E bija e reperit Eminem tani është influencer-e në Instagram me 1.6 milionë ndjekës

1. A e përdorni Instagram për të ndarë suksesin në karrierën tuaj, apo është më shumë një rrjet familjar dhe për miqtë? A jeni ju një person i rezervuar dhe kjo ka shtyrë kuriozitetin e shefit tuaj për të ditur më shumë detaje nga jeta juaj personale?

Nëse është kështu, shpjegojini shefit me delikatesë se faqja juaj është e rezervuar për familjen dhe miqtë. Përpiquni që ai të kuptojë arsyen se pse ju e keni refuzuar kërkesën për t’u bërë miq në rrjetet sociale.

2. A jeni ai personi që shkruani çdo gjë në rrjetet tuaja sociale, si p.sh. edhe kur jeni në trafik ju bëni një status për këtë? A i përdorni rrjetet sociale si një burim informacioni?

Nëse po, është më mirë që të mos e bëni më një gjë të tillë. Me siguri do të ketë shumë gjëra, të cilat do të ishte mirë që shefi juaj të mos i shihte. Mbani mend këtë gjë: 92% e njerëzve përdorin rrjetet sociale kur marrin vendime për punësim, kështu që pastrojeni faqen tuaj dhe mbajeni personale para se kjo të ndikojë në punën tuaj.

3. A do të ndikojë aktiviteti juaj në punë dhe në përmirësimin e situatës tuaj?

Le t’i shikojmë gjërat në mënyrë më të detajuar. Të kesh një faqe dinamike në rrjetet sociale, është një përfitim i madh për shumë kompani. Kjo mund të tregojë që jeni në gjendje të krijoni story të bukura, përmbajtje interesante dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, të krijoni një komunitet. Nëse punoni në këtë fushë këto janë cilësi të çmuara. T’i tregoni shefit tuaj që keni një profil të mirë me një numër të madh ndjekësish, mund të ketë avantazhe të mëdha.

Lexo: Sa ndjekës duhet të keni në instagram për t’u bërë një milioner?

4. A duhet ta ndryshoni aktivitetin online tani që shefi ju ndjek në rrjetet sociale?

Me siguri, shefi ju ndjek për të njëjtën arsye që ju ndjekin dhe shumë të tjerë. Atij ndoshta i pëlqen ajo çfarë publikoni dhe dëshiron të dijë më shumë rreth jush.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0