Platforma për të krijuar dhe shitur kurse online - Business Magazine Albania

Platforma për të krijuar dhe shitur kurse online


Po kërkoni që të shisni kurse online, por jeni duke menduar se çfarë platforme të zgjidhni? BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa platforma, të cilat do t’ju ndihmojnë të zgjidhni se ku doni të krijoni dhe shisni kurset tuaja.

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet të dini rreth zgjedhjes së një platforme është se shumica nuk janë të projektuara për të shitur kurse online. Ato janë bërë për të ofruar trajnime të brendshme korporative ose për të mbështetur programet akademike.

Lexoni: 6 website ku mund të merrni kurse online falas ose me çmime të ulëta

Më poshtë ju sjellim kategoritë në të cilat janë ndarë këto kurse online në mënyrë që ta bëjmë sa më të thjeshtë zgjedhjen tuaj.

  • Platformat Standalone (e mirë për individët, bizneset e vogla)
  • Platformat All-In-One (Drejtoni faqen tuaj të internetit dhe faqen e kurseve së bashku)
  • WordPress Plug-Ins / Themes (Për ata që duan të mbajnë gjithçka në WordPress)
  • Platformat Marketplace (Një treg online për të shitur kurset tuaja)
  • Small Business – Extended Entreprise (Për nevoja më komplekse)
  • Moodle Plug-Ins / Add-Ons (Sisteme për open-source)

Kini parasysh se numri i platformave të kurseve online është në rritje të shpejtë dhe ndryshon dita ditës.

Platformat Standalone për të shitur kurse online

Këto janë platforma që mbledhin së bashku sipërmarrësit dhe bizneset e vogla që duan të krijojnë markën e tyre dhe të shesin kurse online.

Click4Course
Digital Chalk
LearnWorlds
Pathwright
Ruzuku
Teachable
Thinkific
Zippy Courses

Platformat All-In-One

Kjo kategori ofron gjithçka që ju nevojitet jo vetëm për të krijuar dhe shitur kurse online, por edhe për të menaxhuar praninë tuaj të plotë në internet. Ato kombinojnë elemente të një sistemi të menaxhimit të përmbajtjes web (CMS) me marketingun dhe mjetet e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët (CRM).

Kajabi
Academy of Mine

WordPress Plug-Ins /Themes për të shitur kurse online

Nëse jeni duke pyetur se si të krijoni një kurs online me WordPress dhe sigurisht, ta shisni atë – këtu janë mjaft plug-ins dhe tema WordPress në dispozicion për t’ju ndihmuar. Këto mund të jenë një mundësi veçanërisht e mirë nëse doni të shisni kurse online nga faqja juaj e internetit, megjithëse mbani mend se do të keni nevojë për më shumë aftësi teknike në qoftë se shkoni në këtë rrugë.

Course Cats
LearnDash
LifterLMS

Platformat Marketplace për të shitur kurse online

Këto janë platforma të kurseve online që, përveç ofrimit të mënyrave për të shkruar / mbledhur kurse, gjithashtu ofrojnë një treg ekzistues në të cilin mund të shisni kurse online.

OpenSesame
Skillshare
Udemy

Platformat për Small Business – Extended Enterprise

Shumica e platformave për kurse online të listuara në këtë artikull janë të orientuara drejt individëve apo bizneseve të vogla startup. Ndërsa ato mund të funksionojnë për biznese më të mëdha, po ju sjellim disa platforma si LearningCart dhe TalentLMS për kompanitë që duan të shkojnë në një nivel tjetër për të marrë një sistem që me të vërtetë plotëson nevojat e tyre.

Moodle Plug-Ins / Add-ons për të shitur kurse online

Këto janë të orientuara më shumë në tregjet akademike, ku platformat si Moodle dhe Canvas kanë një terren të madh, por ato janë gjithashtu të dobishme për sipërmarrësit komerciale të cilët kanë adaptuar këto platforma.

CourseMerchant
LMS Checkout

Lexoni: Ndërtoni markën tuaj me këto kurse

burimi: learningrevolution

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0