Plani B nëse nuk vijnë vaksinat Pfizer në Shqipëri - Business Magazine Albania

Plani B nëse nuk vijnë vaksinat Pfizer në Shqipëri

Kosova

Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, njëherësh edhe anëtare e Komitetit të Ekspertëve për masat anti-COVID-19, Albana Fico ka folur për vaksinat anti-covid dhe planin “B” nëse nuk vijnë dozat nga “Pfizer”.

‘’Nga java e dytë në të tretën ka një diferencë, një rritje të rasteve ditore dhe pozitivitetit. Një rritje të lehtë të numrit të vdekjeve dhe ndryshim të raportit të moshave që po rezultojnë pozitive, 24-34 dhe 15-24, përpos 55-ës. Për dy shkaqe, do të thosha në këtë moment kemi një ulje të temperaturave dhe rritje të virozave. Një javë është e pamjaftueshme për të thënë se jemi në një ngjitje’’.

Vaksinat– ‘’Së pari është java e tretë fundi i janarit dhe përgjegjësia jonë ka qenë që të sigurojmë që ata që kanë marrë dozën e parë të marrin edhe të dytën. E kemi të sigurt, pasi ne nuk shkojmë me planin anglez, ne do të vijojmë me vaksinimin për ata që e kanë marrë dozën e parë.

Fundi i janarit nuk ka ardhur akoma, pasi ditë pas dite në këtë proces ndodhin ndryshime kaq të shpejta. Dy gjëra janë të rëndësishme, ne kemi pjesën tonë, marrëveshjet dhe pagesat, që janë kryer cdo gjë që na ka takuar. Tentohet dhe nuk është vetëm shqiptare kjo histori, po tentohet të rishpërndahen dozat.

Të dy planet janë me këmbë në tokë, janë edhe marrëveshje edhe pagesa. Ajo që bëhet që ti tenton që ose të sigurosh sasi me shtete që i kanë siguruar, biseda, marrëveshje, tentativa bëhen ditë për ditë dhe në lojë hyjnë edhe vaksina të tjera si AstraZeneca.

Nëse vjen Astra Zeneca, doza e parë që është injektuar është Pfizer, e dyta mund të jetë Astra Zeneca?

Deri tani nuk ka pasur një kombinim të tillë, pavarësisht vështirësive në furnizim që mund të çojnë në skenarë të tilla, pasi studimet janë mbështetur mbi dy dozat e së njëjtës vaksinë. Nuk mund të ndodhë nëse jemi të paqartë. Deri më sot nuk kam informacion që do të kombinohen këto të dyja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0