Pinterest detyrohet të paguajë 22.5 mln dollarë gjobë për diskriminim gjinor - Business Magazine Albania

Pinterest detyrohet të paguajë 22.5 mln dollarë gjobë për diskriminim gjinor

~3 minuta lexim

Rrjeti social “Pinterest” ka pranuar të paguajë  22.5 milion dollarë, përkundrejt një punonjëse e cila e ka akuzuar kompaninë për diskriminim gjinor. Marrëveshja me Francoise Brougher është pagesa më e madhe e këtij lloji që shpallet publikisht.

Kompania e shpërndarjes së fotografive, e njohur si një program bazë përdoruesish femrat, tha ky veprim është pjesë e një përpjekje të gjerë për të ‘’përmirësuar kulturën e saj’’.

Çështja erdhi mes kritikave të tjera nga ish-punonjësja femër me ngjyrë.  Brougher akuzoi Pinterest për përjashtimin e saj nga takimet e përgjithshme me stafin, pasi ajo kishte kërkuar një rritje page.

Ajo tha se Pinterest në fund e pushoi atë pasi ajo  kërkoi një pagë të barabartë dhe ngriti shqetësime në lidhje me komentet seksiste nga një koleg i saj në kompani. Akuza pretendonte tha Pinterest kishte krijuar një ambient të papërshtatshëm  për gratë dhe pakicat.

Brougher, 55 vjeç punoi në Pinterest nga Marsi i vitit 2018, deri kur u pushua  nga puna në Prill të vitit 2020. Ajo ishte mbikëqyrëse e një ekip prej afro 1.000 personash.

LEXO: ‘The Social Dilemma’: Dokumentari i Netflix dhe çfarë do të thotë për startup-et

Në një deklaratë, Brougher tha se ajo mirëpriti “hapat kuptimplotë që Pinterest ka ndërmarrë për të përmirësuar mjedisin e saj të vendit të punës dhe inkurajohet që Pinterest është e angazhuar për ndërtimin e një kulture që lejon të gjithë punonjësit të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur”.

Kompania dhe Brougher thanë se rreth 2.5 milion dollarë nga zgjidhja do t’i dhurohen organizatave që punojnë për të afruar gratë dhe minoritetet me industrinë e teknologjisë.

“Pinterest njeh rëndësinë e nxitjes së një ambienti në vendin e punës që është i larmishëm, i drejtë dhe gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë veprimet e saj për të përmirësuar kulturën e saj,” tha kompania në një deklaratë.

Avokati i  Brougher, David Lowe në një deklaratë për shtyp, tha se zgjidhja që paratë do të dhuroheshin ishte më e mira që mund të bënte.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0
NEW

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica

Baboon Delivery - Shiko tani live

Episodi 3 "Think Big" me Genti Selenica (Baboon Delivery)