Pikat e dobëta dhe të forta janë shpesh e njëjta gjë

Pikat e dobëta dhe të forta janë shpesh e njëjta gjë


Robert Glazer është themelues dhe CEO i Acceleration Partners, e cila është agjenci marketingu në Amerikë, e renditur si një nga vendet më të mira për të punuar. Business Mag sjell për ju eksperiencën e Robert, e cila do t’ju ndihmojë të reflektoni më shumë rreth pikave tuaja të dobëta dhe të forta.

Disa vite më parë unë pata mundësinë të takoja Dave Rendall, i cili është vetëquajtur “freak” dhe është autor i Freak Factor. Ai po fliste për një grup CEO-sh. Rendall përcolli një mesazh lidhur me potencialin dhe konformitetin, të cilin nuk do t’a harroj asnjëherë.

Ashtu si shumë sipërmarrës të tjerë, Rendall ka shpenzuar shumë vite të jetës së tij me mësues dhe njerëz autoritarë, të cilët i thonin “ulu dhe mos fol”. Ai ka pasur vështirësi në shkollë dhe shumë prej gjërave, që e bënin atë të veçantë si: talenti në të folur, karizma, sensi i humorit konsideroheshin si dobësi, të cilat duheshin korrigjuar.

Lexoni: Njihuni me 3 këshillat që ju bëjnë “të dashuroni” punën tuaj

Tani, si folës profesionist, Rendall bën shaka duke thënë se ai fiton mbi 10.000 dollarë çdo ditë, duke bërë të kundërtën e “ulu dhe mos fol”. Ai ngjitet në skenë dhe flet për audienca kudo nëpër botë. Rendall rrëfen se askush nuk i tha atij të çohej, të bërtiste dhe të paguhej për këtë. Nëse ata do t’a kishin bërë, ai do kishte thënë menjëherë “Kjo është ajo që dua të bëj!”

Pasi Rendall mbaroi së foluri, ai na dha një ushtrim interesant. Ne do të shkruanim në dy tabela të ndryshme, 5 pikat tona të forta dhe të dobëta. Ne zbuluam se ato mund të kombinoheshin bashkë në të njëjtën tabelë. Ajo që kuptova për veten dhe të tjerët është se talentet dhe mangësitë tona janë shpesh e njëjta gjë.

Në shumicën e rasteve, dobësitë tona janë pika të forta, që i kemi përdorur më shumë seç duhet ose i kemi përdorur në vendin e gabuar. Ja disa shembuj:

Jane ndryshon ngadalë , shihet si një obstruksioniste dhe lufton për të gjetur 80/20. Jane gjithashtu është e përpiktë, detajiste dhe rrallë bën gabime.

Sally nuk arrin dot të vendosë standarde të larta, lufton për t’i mbajtur njerëzit të përgjegjshëm dhe zgjidh problemet e të tjerëve. Sally është gjithashtu empatike, vetëmohuese dhe një dëgjuese e shkëlqyer.

Mike nuk është shumë detajist, nuk bën plane emergjente dhe lufton për të arritur afatet. Mike është gjithashtu një vizionar i shkëlqyer, i cili shpesh parashikon tendencat e ardhshme dhe mund t’i mbledhë njerëzit për një kauzë.

Në secilën nga këto situata, është e rëndësishme që personi të kuptojë se kur pikat e forta të tyre kthehen në të dobëta dhe të sigurohen se gjenden në një mjedis apo pozicion, i cili nxjerr në pah aftësitë e tyre dhe minimizon mangësitë. Jane më shumë mundësi nuk do të shkëlqente si CEO e një startup-i, që po rritet shpejt, por ajo do të ishte në top listën e CFO. Suksesi shpesh nuk qëndron vetëm tek talenti por edhe tek gjetja e një pozicioni që ju mundëson të maksimizoni aftësitë tuaja. Fatkeqësisht, sistemi tradicional i arsimit e bën të vështirë për ne të përqendrohemi tek aftësitë tona të  veçanta që në moshë të re. Shpesh pikat e forta që shpërblehen në shkollë orientohen shumë drejt konformitetit; kur fëmijët ulen, ngjyrosin brenda vijave dhe marrin të gjitha “shumë mirë”, prindërit dhe mësuesit i shpërblejnë ata për ndjekjen e rrugës standarde.

Sidoqoftë, konformistët rrallë zhvillojnë aftësi lidershipi në fushat e tyre. Elon Musks, Aretha Franklins apo Lionel Messi nuk u përpoqën të jenë të mirë në gjithçka. Në vend të kësaj, liderët vizionarë punojnë për të qenë më të mirët në diçka që atyre u intereson, aty ku talenti i tyre i veçantë mund të demonstrohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një fëmijë, që është orator nga natyra duhet të marrë mësime për të folurit në publik dhe duhet inkurajuar të flaës më shumë, jo të qëndrojë i heshtur. Përtej shakasë, sa njerëz e fitojnë jetësën duke qëndruar të heshtur? Me shumë  mundësi po aq sa e fitojnë duke bërë teste të standardizuara.

Nëse ju apo dikush tjetër që njihni po mundohet për t’u përshtatur me diçka, në vend që të largohen prej saj apo të diskurajojnë pikat e tyre të forta, ndihmojini të gjejnë vendin e duhur ku do të aplikojnë aftësitë e tyre të veçanta.

“Thënia e javës: Secili është një gjeni. Por nëse e gjykon një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në pemë, ai do t’a kalojë jetën duke besuar se është idiot”, Albert Ajnshtajn

Newsletter on LinkedIn

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0