Pfizer ul prodhimin dhe shpërndarjen përkohësisht. Do të ndërhyjë në rritjen e kapacitetit të prodhimit - Business Magazine Albania

Pfizer ul prodhimin dhe shpërndarjen përkohësisht. Do të ndërhyjë në rritjen e kapacitetit të prodhimit

Pfizer ul prodhimin

Pfizer do të ulët përkohësisht dërgesat e vaksinës anti Covid në Europë. Arsyeja lidhet me fokusin e kompanisë tek shtimi i sasisë së prodhimit dhe rrjedhimisht rritja e kapacitetit prodhues.

Fakti është theksuar nga vetë kompania, e cila vlerëson se, uljna e dërgesave vjen për shkak të kufizimit të prodhimit të Pfizer, në mënyrë që të mund të përmirësojë kapacitetin e prodhimit në 2 miliardë doza vaksinash në vit nga 1.3 miliardë të parashikuara aktualisht.

Për këtë, kompanisë i duhet të bëjë ndërhyrje në procesin prodhues, e rrjedhimisht edhe më shumë kohë për t’u miratuar rregullat e reja.

Lexo: Rama: Kontakte me AstraZenaca e Moderna, kur pritet të mbyllet procesi i vaksinimit në vend

Ky pezullim i përkohshëm do të prekë të gjitha vendet Europiane dhe nuk është ende e qartë se sa kohë do të marrë rritja e kapacitetit prodhues të Pfizer.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0