Pezullohet sezoni i NBA

Pezullohet sezoni i NBA


 

Pandemia e koronavirusit po ndikon edhe në kalendarin e aktiviteteve sportive në Shtetet e Bashkuara. Liga Kombëtare e Basketbollit vendosi të mërkurën, që të pezullojë të gjithë sezonin, deri në  një njoftim të ri.

Lexo: Ndalohet lëvizja e automjeteve private, ministrja firmos urdhrin

Vendimi erdhi pasi lojtari i ekipit Utah Jazz u testua pozitiv për koronavirusin. COVID-19 çoi edhe në anulimin e kampionatit botëror të rrëshiqtjes mbi akull, si dhe detyroi autoritetet të vendosin që turi i basketbollit në nivel kolegjesh të zhvillohet pa tifozë.

Pas lajmit se një lojtar i ekipit Utah Jazz doli pozitiv në testimin për koronavirus, liga e njohur e basketbollit NBA pezulloi të gjitha ndeshjet e këtij sezoni. Vendimi u morë pak para se të niste përballja midis Utah Jazz dhe Oklahoma City-t.

Trajneri i klubit Denver Nuggets, Mike Malone, e mësoi lajmin pas humbjes që pësoi ekipi i tij ndaj Dallas Mavericks në Teksas me rezultat 113-97. “E respektojmë vendimin e ligës që vendosi në të mirën e lojtarëve, tifozëve, trajnerëve dhe stafit”, tha ai.

Lexo: Macron: Franca do të mbyllë të gjitha shkollat dhe universitetet, për shkak të Koronavirusit

Zyrtarët e NBA thonë se gjatë ndërprerjes do të përcaktohen hapat e mëtejshëm të mbrojtjes nga koronavirusi. Koronavirusi çoi gjithashtu në anulimin e kampionatit botëror të patinazhit ndërsa turi i basketbollit në nivel kolegjesh u vendos të luhet pa tifozë.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0