Peticioni: ‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’ - Business Magazine Albania

Peticioni: ‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’

Peticioni që kërkon emërtimin e Kosovës si shtet në Netflix është firmosur nga më shumë se 10.000 veta dhe numri sa vjen e rritet. “Kur shqiptarët e Kosovës hyjnë në Netflix, vendndodhja e tyre shfaqet sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata po e përdorin platformën nga Republika e Kosovës.”

Krijuesi i peticionit, Sovran Hoti, shkruan se “kjo i ka ndodhur shumë herë.” Ai madje s’mund të verifikojë as numrin e telefonit sepse Kosova nuk shfaqet në listën e vendeve me prefikset e tyre telefonike. “Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Që atëherë, 98 vende të Kombeve të Bashkuara e kanë njohur Kosovën si një shtet të pavarur, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Propaganda nga Serbia për të ulur Kosovën në arenën ndërkombëtare vazhdon, veçanërisht në platformat kryesore online. Kjo duhet të ndryshojë. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë dhe institucionet e saj, dhe pavarësia jonë nuk mund të zhvlerësohet prej tyre. Netflix është një kompani amerikane, dhe meqenëse SHBA-ja e njeh Kosovën, a nuk duhet që Netflix ta shtojë dhe atë si një shtet në shërbimin e saj streaming?”

Kërkesa në peticion vazhdon: “Ne jemi vendi më pro-amerikan në botë dhe e duam Netflix. Me këtë peticion, mendoj se ata do të na dëgjojnë me mirësi.” Për të firmosur peticionin, klikoni ketu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0