Pesë mënyra për të rritur biznesin tuaj me Erasmus

Pesë mënyra për të rritur biznesin tuaj me Erasmus


SME-të përfaqësojnë 99% të bizneseve në Europë dhe kontribuojnë në 60% të punësimit të sektorit privat europian, duke krijuar 85% të vendeve të reja të punës. Prioritet i Komisionit Europian është rritja e mundësive të tyre për të përfituar edhe më shumë nga Tregu i Përbashkët.

Programi Ersamus synon të rifitojë frymën sipërmarrëse në Europë, të mbështesë bizneset e reja në fazat vendimtare të ciklit të jetës së tyre dhe t’i ndihmojë ata të rriten. Erasmus për sipërmarrësit e rinj, është një program ndërkufitar, që lehtëson shkëmbimin e përvojës sipërmarrëse dhe menaxheriale.

Dy aktorët kryesorë të kësaj lidhje janë sipërmarrësit e rinj dhe sipërmarrësit e suksesshëm. Por, nëse ende keni nevojë për një mendim, ju nevojiten pesë arsye bindëse për të rritur biznesin tuaj me Erasmus për sipërmarrësit e rinj.

Ersamus sjell ajër të pastër për biznesin tuaj

Dy koka janë më të mira se një. Dhe kur njëri tru është i ri dhe plot ide, zakonisht pritshmëritë janë gjithmonë inovative. Programi bazohen në  zhvillimin e projekteve, inovacion, shitjen dhe marketingun e kompanisë, apo hulumtimit të tregut dhe zhvillimin e mundësive të reja të biznesit. Sjellja e një të deleguari ndërkombëtar në bord mund të ndihmojë gjithmonë për të hapur mundësi të reja të tregut dhe lidhje ndërkufitare.

Siguron cilësi

Por, çfarë ndodh nëse ndërmerr diçka të re, e cila mund të më shkaktojë humbje kohe dhe burimesh? Asgjë për t’u shqetësuar! Ekziston një listë e madhe e mekanizmave të cilësisë për të siguruar që biznesi juaj të marrë atë që i nevojitet. Para së gjithash, gjithmonë mund të pranoni ose jo ndonjë kandidat të mundshëm dhe të keni kontakt të drejtpërdrejtë me të, para se të merrni vendimin tuaj. Së dyti, të dy do të duhet të punoni së bashku në një plan pune dhe të pranoni atë që ndihmon për të vendosur një bazë të përbashkët për të dyja palët, përveç organizatave ndërmjetësuese në nivel kombëtar.

Lexo: 5 Mënyra për të mos folur, por për të qenë një udhëheqës autentik

Nuk ka kosto shtesë
Nëse gjëja e fundit që ju nevojitet është një linjë ekstra buxhetore, nuk do të jeni të detyruar të kontribuoni ekonomikisht. Përveç kësaj, do të keni mundësi të keni një ndërgjegje të pastër pasi programi erasmus do të mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe të jetesës gjatë shkëmbimit të përvojës.

Është fleksibil
Koha për shkëmbim mund të luhatet nga një në gjashtë muaj.

Është i lehtë

Në fakt është e vërtetë. I gjithë procesi përfshin vetëm katër faza. Pritja e sipërmarrësit të ri në biznes mund të ketë një provë 2 javore. Pjesëmarrja kërkon që ju (si dhe sipërmarrësit e rinj) të regjistroheni dhe të aplikoni nëpërmjet regjistrimit online. Juve do t’ju kërkohet të kontaktoni një organizatë ndërmjetëse sipas zgjedhjes tuaj, e cila do të jetë përgjegjëse për aplikimin tuaj dhe pranimin e programit. Pasi të keni gjetur sipërmarrësin tuaj të ri ideal, do të punoni së bashku draftin e “Angazhimit ndaj cilësisë”, që përbëhet nga një përshkrim i projektit të punës, mësimit, objektivave, detyrave, përgjegjësive, rezultateve financiare, kushteve juridike dhe implikimeve ligjore të shkëmbimit.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0