Marketingu i mediave sociale mund të jetë shumë sfidues për ata pa përvojë të mëparshme. Ju duhet të maksimizoni cilësinë e biznesit tuaj, produktit, markës, ndërsa më e rëndësishmja – maksimizimi dhe shërbimi i klientëve tuaj. Duke ndjekur këto pesë ligje, ju mund të rrisni audiencën tuaj.
- Ligji i dëgjimit
Sigurohuni të flisni më pak dhe të dëgjoni më shumë. Lexoni dhe bashkohuni me përmbajtjen e diskutimit të audiencës suaj. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të krijoni përmbajtjen e duhur për audiencën tuaj dhe ta mbani këtë të fundit gjithmonë të lidhur pas publikimeve tuaja.
- Ligji i fokusit
Përmbajtja specifike e mediave sociale ndërton një markë të fortë dhe është më e suksesshme se përmbajtja e gjerë që kërkon të jetë gjithçka për të gjithë njerëzit.
Lexo: Marketing tradicional apo marketing dixhital, kë duhet të zgjidhni?
- Ligji i cilësisë
Është më mirë të keni më pak ndjekës që janë të përfshirë, sesa shumë ndjekës, të cilët nuk janë të angazhuar në faqen tuaj.
- Ligji i durimit
Sigurohuni që të planifikoni një angazhim afatgjatë; mbani mend, gjërat e mira marrin kohë.
- Ligji i përzierjes
Sa më e mirë të jetë cilësia e përmbajtjes tuaj, aq më shumë ka gjasa që audienca juaj ta ndajë atë me të tjerët në llogaritë e tyre të mediave sociale. Kjo ndarje e përmbajtjes, do t’ju japë më shumë përparësi në motorët e kërkimit.