Pesë angazhimet e një lideri me etikë morale të lartë - Business Magazine Albania

Pesë angazhimet e një lideri me etikë morale të lartë


Fusha dhe natyra ime e punës më ka bërë të ndjek dhe të studioj metodat e punës së shumë trejnerëve, midis të tjerëve edhe punën e Toni Robbins. Z. Robbins gjithmonë i mëshon integritetit dhe etikës dhe nuk është  i vetmi. Gjithësesi, duke u nisur përgjithësisht nga puna e z. Robbins, sot kam vendosur së bashku pesë pikat kryesore të angazhimeve të një lideri, angazhime të cilat ndryshojnë jetë dhe mundet ta bëjnë një lider tepër efektiv në punën e tij, qoftë ky drejtues i një kompanie, i një organizate, i një zone, i një qyteti apo i një shteti.

Pika e parë: Të sillet denjësisht. Një lider i mirë nuk u trembet situatave të ndryshme dhe nuk e kap paniku. Menaxherët, drejtorët, liderat kanë një punë për të bërë dhe dallimi mes një lideri të suksesshëm dhe jo të suksesshëm është sa denjësisht e kryejnë punën që kanë marrë përsipër dhe cilat janë etikat morale të tyre.

Lexo: 6 shenja për të dalluar dikë me cilësi të vërteta lidershipi

Pika e dytë: Të mbrojnë dhe të përfshijnë. Drejtuesit apo liderët e mirë nuk mbrojnë vetëm të drejtat e asaj pjese që adhurjonë apo besojnë, por mbrojnë të drejtat dhe mbarëvajtjen e gjithë punonjësve të tyre apo qytetarëve, veçanërisht të atyre që janë më të dobët. Lideri i mirë nuk lejon që njerëzit e tij të kërcënohen, të poshtërohen etj. Lideri i mirë nuk e lejon që punonjësi më i pafuqishëm të keqtrajtohet. As lideri i një shteti nuk lejon që gratë, fëmijët apo pjesa më e pambrojtur të keqtrajtohen, përkundrazi edhe pjesën më të dobët e bën forcë gjithëpërfshirëse.

Pika e tretë: Punojnë për interesa përtej atyre personale. Lideri i denjë gjen qëllimin më të madh dhe me zgjuarsinë dhe shembullin e vet, mundet të bashkojë edhe grupet më kaotike, edhe në situatat më kaotike.

Pika e katërt: Respektimi dhe vlerësimi i mendimit të lirë. Lideri i mirë e vlerëson lirinë dhe mendimin individual sado i ndryshëm të jetë ai. Lideri i mirë, në vend që të shohë kundërshtarin, thjesht sheh tërësinë e situatës për një qëllim më të madh. Lideri i mirë, pavarësisht mendimeve të kundërta brenda një kompanie, organizate apo shteti di të marrë më të mirën për t’i shërbyer një qëllimi më madhor.

Pika e pestë: Ndërton ura lidhëse. Lideri i mirë di të ngrejë ura lidhëse, pasi ai e di që pavarësisht mendimit ndryshe, pavarësisht debateve të ndryshme, pavarësisht njohurive të secilit, pavarësisht seksit, moshës, bindjeve politike etj., thellë-thellë gjithësecili ka potenciale të pafundme. Lideri i mirë nuk reagon, por vepron. Vepron duke ngritur ura lidhëse pasi vetëm kur, qofshin punonjësit brenda një kompanie apo qytetarët e një shteti, kanë një lider të tillë ata fillojnë të respektojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin.

Lexo: 5 mënyra për ta bërë fëmijën tuaj një lider më të mirë

Këto janë angazhime dhe kur për këto angazhime, pavarësisht ditëve të vështira, punohet. Vetëm atëhere mundet që një lider të arrijë të influencojë.

Lideri më i mirë nuk është ai që krijon varësi, por pavarësi.

Gloria Steinem

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0