Khaby Lame ka 162 milionë ndjekës në TikTok dhe më shumë se 80 milionë në Instagram. Suksesi i tij filloi gjatë pandemisë kur, në dhomën e tij, ai regjistroi video dy minutëshe në heshtje me mimikën e tij qesharake dhe unike. Në krah të tij ai ka një menaxher të ri, Nicola Paparusso, i cili është një mik i familjes dhe është gjithashtu themelues i shoqatës African Fashion Gate e cila lufton racizmin dhe diskriminimin në modë.
Në një intervistë për Corriere della Sera, ai foli për vështirësitë e të lindurit dhe të rritur si i varfër, në banesa sociale, kur fëmijët ëndërrojnë dhe teksa rriten ndihen të braktisur.
A nuk është edhe pak e frikshme të kesh ëndrra kaq të mëdha?
“Problemi janë pritshmëritë. Në banesat sociale (ku kam jetuar unë), për shembull, fëmijët përpiqen të ëndërrojnë. Por më pas me rritjen kuptoni se jeni të braktisur. E kam fjalën për njerëzit me ngjyrë, të bardhët. Të gjithë. Të braktisur. Gjatë zgjedhjeve, këshilltari në detyrë do të vinte me kokoshka dhe Coca Cola për të bërë premtime. Dhe pastaj ai zhdukej përgjithmonë. Kështu që është e vështirë të ëndërrosh. Për rrjedhojë mund të filloni të bëni gjërat e gabuara, të shoqëroheni me njerëz që nuk janë të mirë”, tha ai.
“Unë mund të flas vetëm për veten time, në fakt jo. Nuk kam vuajtur nga racizmi. Unë pata fatin që u rrita në banesat sociale, sepse aty janë të gjithë, nga marokenë, rumunë e deri te shqiptarët. Si mund të jesh racist?”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.