Personat që duhet të fshish menjëherë nga Facebook

Personat që duhet të fshish menjëherë nga Facebook


Fillojnë që nga kopshti e deri te studimet pas universitare.

Të njohur nga puna, miq të përbashkët, ekipe sportive… gjithandej! Të gjithë takohen në Facebook!

Ndodh shpesh që interesat e qëllimet e tua për përdorimin e rrjetit më të madh social të ndryshojnë; ti kupton befas që nuk kanë pse të kenë akses të gjithë te fotografitë e tua. Po të mendosh që ata njerëz aty, janë vetëm gjysma e atyre që do njohësh në vitet e ardhshme, nis analizon statusin tënd në Facebook.

Lexoni: Facebook ndryshon dizajnin, ja risitë

Duhet të bësh pastrime të herëpashershme dhe janë disa lloje miqsh që më mirë mos t’i kesh pas ekranit!

Si t’i kuptosh?! Ndiq udhëzimet për të mësuar se cilët duhet të heqësh:

1. Ata që duhet t’ju hapësh enkas profilin për t’u kujtuar se janë akoma aty.

2. Ish të dashurin/dashurën e shoqes/shokut.

3. Miqtë e ish-ëve të tu.

4. Të gjitha kompanitë e PR-it.

5. Shoqet/shokët e kopshtit që mund të tremben nga ndryshimet e tua.

6. Të gjithë ata që ke takuar rastësisht, vetëm 1 herë.

7. Mamanë e ish shoqes tënde të ngushtë.

8. Njerëz që nuk sheh e nuk komunikon prej vitesh

9. Modelin/modelen që poston selfie çdo 1 orë

10. Atë shoqen që është vazhdimisht në kërkim të vetvetes

11. Ata që nuk komentojnë apo pëlqejnë kurrë! Thjesht janë aty.

12. Kushërinjtë nëpër botë që janë 30 vite më të mëdhenj se ti!

13. Kritikun politik

14. Pedagogët

15. Mos fshi askënd nëse punon në një portal online!

/HuffingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0