Personaliteti i medias online në Spark.me- Veronica Belmont - Business Magazine Albania

Personaliteti i medias online në Spark.me- Veronica Belmont


Veronica ka punuar në industrinë e teknologjisë dhe të medias me një varietet të kapaciteteve që prej kohës kur është shpërngulur në San Francisco në 2004-ën. Si një autore dhe reportere ajo ka punuar me CNET Networks dhe Discovery Digital, duke moderuar podcastet e produkteve të tyre më të shitura dhe shfaqjet e kritikave. Dashuria për inovacionin ka bërë që të jetë këshilluese e shumë startupeve gjatë viteve, duke përfshirë Goodreads, about.me (ku tashmë është edhe një pjesëtare e bordit), Soundtracking, WeGame, Forge, ChicCEO dhe shumë të tjerë.

Në televizion, Veronica ka qenë moderatore e Përvjetorit të 50-të Special të Doctor Who, dhe Gizmondo: The Gadget Testers për BBC e Amerikës; ajo ka intervistuar kastën e aktorëve të shfaqjeve popullore televizive “The Walking Dead” dhe “Game of Thrones” në tapetin e kuq; dhe ka qenë eksperte dhe komentatore teknologjie për shumë programe. Si prezantuese eventesh dhe eksperte e ceremonive, Veronika ka punuar me klientë si Sony, IBM, Disney, Intel, Chevy, AOL dhe shumë të tjerë. Ndiqeni Veronican çdo javë në “Dear Veronica” për Engadget, “Sword & Laser” dhe podcast-in e “Daily Tech News Show!”

Folës më të hershëm të anonçuar nga Spark.me përfshijnë Jon Bradford (drejtori jo-ekzekutiv i Central Working; drejtori i Bradfield Centre; bashkëthemelues i F6S dhe Tech.eu; ish-Drejtori Manaxherial i Techstars në Londër), Annie Machon (ish-oficere e inteligjencës për Shërbimin e Sigurisë së Britanisë së Madhe, MI5), Danica Kombol (CEO e Everyëhere Agency, një firmë lider në marketing dhe media sociale), Marvin Liao (partner në firmën globale VC dhe akseleratorin e startupeve, 500 Startups, me bazë në Silicon Valley), dhe Scott Morrison (ish-Drejtor Marketingu i Diesel, Levi’s dhe Activisation; themelues i “The Boom!”).

Biletat e Spark.me janë të disponueshme në website-in zyrtar të konferencës në www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 250€. Megjithatë, të gjithë palët e interesuara mund të përfitojnë nga norma e reduktuar dhe të përfitojnë një biletë për vetëm 150€, ose 70€ në rast të biletave të studentit, deri më 11 Prill. Biletat mund të transferohen më pas te një person tjetër (“emri ndryshon”), por shuma nuk ripaguhet. Biletat e studentëve janë të disponueshme për personat që janë ende në vitet e studimit, të sapodiplomuarit dhe studentët e PhD deri në 27 vjeç, dhe për ata që do të diplomohen deri në janar 2016.

Spark.me është një nga konferencat më të rëndësishme të Internetit dhe Marketingut që mbahen në Europën Juglindore. Kjo konferencë do të mbahet në datat 28-29 Maj 2016, në Hotel Mediteran, Budva, Mal i Zi. Ky event është zhvilluar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që merret me mbarëvajtjen e domain-it kombëtar malazez-.ME. Spark.me sjell historitë më të reja teknologjike, modele biznesi inovative, strategji për rritjen e kompanive teknologjike dhe liderë në botën e biznesit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe startup-eve.

 

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0