Firma e pijeve përdori shprehjen “Kia ora, mate” në njërën prej makinetave shitëse.
Slogani ishte vendosur si përpjekje e kompanisë për të “bashkuar” gjuhën e popujve indigjenë të ishullit, të quajtur Maori, me gjuhën angleze.
Në anglisht, fjala ‘mate’ përdoret zakonisht për t’iu referuar miqve, por ka një kuptim shumë të ndryshëm në Maori. Slogani në gjuhën e tyre do të thotë: “Përshëndetje, vdekje.”
Kritikët e internetit kanë vënë në dukje gabimin e kompanisë, me një postim në Twitter duke pretenduar se Coca-Cola mund të ketë fituar “vetëbesim” tani si markë.
Zëdhënësi i Coca-Cola tha për televizionin e Maori se fraza e sloganit ishte “e destinuar vetëm për të sjellë së bashku Maori dhe anglishten” dhe nuk ishte në asnjë mënyrë diçka fyese për kulturën Maori.”
Burimi: rt.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto