"Përshëndetje Tesla. Unë jam Renault Symbioz. Shihemi për pak kohë!"

“Përshëndetje Tesla. Unë jam Renault Symbioz. Shihemi për pak kohë!”


 

Në disa mësime në shkollat e biznesit, është “predikuar” gjithmonë se eksperienca shpesh është më e rëndësishme se sa paratë. Tesla është një nga kompanitë e makinave më të vlerësuara sot. Por, të konkurosh me kompani mbi 100 vjeçare, nuk është edhe aq e lehtë.

Renault, ka “përqafuar” makinat elektrike dhe autonome që në vitin 2008. Së fundmi, ajo ka prezantuar Renault Symbioz, një makinë me një dizajn unik, ashtu siç francezët dinë ta bëjnë më së miri.

Renault është aktualisht që prej më shumë se 17 vitesh në një partneritet strategjik me Nissan, nën emrin Group Renault-Nissan. Së fundmi, partneritetit i është shtuar edhe Mitsubishi duke formuar kështu Renault-Nissan-Mitsubishi. Grupi rezultoi të ishte kompania numër 1 e makinave në botë për gjysmën e parë të vitit 2017 dhe pritet që ri-kurorëzohet për vitin 2017. Aktualisht, ky grup zotëron pjesën më të madhe të tregut të makinave elektrike. Renault Zoe dhe Twizy, së bashku edhe me Nissan Leaf etj, kanë realizuar shumë shitje, kjo edhe për shkak të çmim të ulët të tyre.

Lexoni: Renault, Nissan dhe Mitsubishi bashkojnë forcat më fort se kurrë!

Tesla nga ana tjetër, është dominues në klasën luksoze të makinave elektrike. Mund t’i quajmë të tilla në fakt, vetëm prej çmimit. Në brendësi, cilësia e ndërtimit nuk është më e mirë se e një makine të zakonshme që kushton rreth 35.000 $ e re. Publikimi i shifrave “të çmendura” e kanë kthyer Tesla në një ikonë. Të preferosh një Tesla, është më “cool” se sa një makinë tjetër elektrike.

Por kompanitë e vjetra duket se nuk i tremben Tesla, të paktën përsa i përket prodhimit të makinave. Së fundmi, Symbioz nga Renault është prezantuar për mediat, duke treguar edhe një herë se e ardhmja nuk do të jetë aq e mërzitshme sa dizajni i një Model S apo X. Renault Symbioz, është i pajisur me nivelin e 4 të autonomisë. Tesla ndërkohë gjendet në nivelin e 2. Ajo gjithashtu është një vepër arti…përsa i përket makinave të së ardhmes.

Video më poshtë, i tregon të gjitha:

https://www.youtube.com/watch?v=l3ELVACR2VY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0