“Përshëndetje Shpejtësi”, Apple do të zhvillojë eventin e vitit

“Përshëndetje Shpejtësi”, Apple do të zhvillojë eventin e vitit

Apple

Gjithçka është ndryshe në vitin 2020. Në vend të një eventi të madh në të cilin Apple prezanton gjithçka, nga Apple Watches, iPhone, te softueri i ri, Apple vendosi ta ndajë eventin në dy pjesë.

Kompania e teknologjisë ka njoftuar se do të zhvillojë eventin e dytë, në të cilën do të bëhet lançimi i produktit të vitit. Gjigandi i teknologjisë ka bërë të ditur se nën titullin “Hi Speed” (Përshëndetje shpejtësi), me datë 13 tetor, do të prezantojë katër iPhone të ridizejnuar me rrjet 5G.

iPhone-t e ri, do të kenë kamera të azhurnuara, procesorë më të shpejtë dhe ekrane në madhësi të ndryshme.

Ngjarja që do të mbahet online nga kompania, do të jetë e dyta për këtë vit. Siç Business Mag ka shkruar më parë, kompania prezantoi iPad Air të ri dhe orat Apple të përditësuara, në shtator.

Lexoni: Gjithçka që Apple zbuloi në eventin e saj në Shtator

Telefonat e rinj që do të prezantohen do të kenë një dizajn komplet ndryshe nga ata që jemi mësuar. Ndryshimi pritet të jetë në formën e telefonit ku pjesa anësore do të jetë katrore, duke zëvendësuar kështu ato të rrumbullakosura. Të katër modelet do të ndahen në dy versione të nivelit fillestar dhe dy variacione Pro.

Apple, po ashtu planifikon të shtojë në modelet më të shtrenjta një skaner Lidar, i cili do të përmirësojë dukshëm fotografinë.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0