Në ditët e sotme, suksesi tradicional të zotërosh një makinë apo një apartament, ka dalë jashtë mode. Shumë të rinj nga e gjithë bota nuk duan të shpenzojnë më për to.
Kërkimet tregojnë se i ashtuquajturi brezi milenial, pra mosha nga 30-35 vjeç, rrallë blejnë shtëpi dhe akoma më rrallë makina. Në fakt ata nuk shpenzojnë për gjëra të kushtueshme. Në USA, njerëzit nën moshën 35 vjeç quhen ‘gjenerata e qiramarrësve.’
Përse ndodh kjo?
Disa sociologë thonë sepse të rinjtë modern vuajnë nga krizat financiare. Ja përse njerëzit kanë frikë nga kreditë ‘serioze’.
Por nuk është ky faktori më i rëndësishëm. Problemi është se brezi aktual i të rinjve ndryshonë nga brezi i prindërve të tyre. Ata çmojnë gjëra të tjera.
Rinia e sotme ka një koncept tjetër për suksesin, që do të thotë:
• Njerëzit e suksesshëm nuk blejnë prona – ata marin me qera.
• Nëse do të jesh i suksesshëm, investo në eksperienca: udhëto, bëj sporte ekstreme, ndërto startup-e.
Njerëzit sot nuk kërkojnë përparim dhe stabilitet, ata kërkojnë orare fleksibël dhe pavarësi financiare e gjeografike.
Njerëzit nuk kanë më interes te gjërat materiale
Pse të kesh makinë kur mund të marrësh një taksi? Është njësoj si një makinë me shofer personal. Nuk kushton më shumë se të kesh një makinë. Përse të blesh një shtëpi në një vend të bukur dhe të shkosh atje vetëm për pushime, kur mund të lëvizësh dhe të vizitosh vende fantastike në çdo cep të planetit?
• Ti nuk e di përsa kohë do të qëndrosh aty ku jeton.
• Ti me shumë mundësi do t’a ndryshosh punën që ke në vitet e ardhshme. Nëse je me qera asgjë nuk të pengon të lëvizësh diku afër zyrës tënde të re.
Sipas Forbes, të rinjtë modern nryshojnë punë mesatarisht çdo tre vite.
Ndërveprimi social mes njerëzve është i rëndësishëm edhe nëse ata ndihen të lumtur ose jo. Të flasësh e të tjerët apo të kesh shumë miq të bën ty një njeri më të lumtur. Po a do të donin ata të dëgjonin se sa shtëpi ke ti apo për eksperiencën tënde të frikshme të kampingut me miqtë?
Mos harroni që edhe një përvojë e keqe mund të bëhet një histori e mirë. Ndërsa gjërat materiale jo.
Blerja e gjërave të reja na bën të shqetësohemi
Është dhe diçka tjetër. Gjërat e shtrenjta që ne zotërojmë na bëjnë të shqetësohemi për gjendjen e tyre.
Nëse blen një makinë, ti gjatë gjithë kohës do të zgjasësh kokën jashtë dritares për të parë i kujt ishte alarmi që ra jashtë. Nëse ti blen një shtëpi dhe e mobilon atë me objekte të shtrenjta, ti do të jesh gjithmonë i shqetësuar për ndonjë vjedhje të mundshme. Pa përmendur dhe faktin që makina mund të gërvishtet apo prishet dhe një televizor super i shtrenjtë mund të mos funksionojë pas një viti përdorim.
Ndërsa eksperiencat dhe dijet që ti ke askush nuk mund të t’i largojë nga vetja.
Çdo blerje zhvlerësohet me kalimin e kohës.
Prindërit tanë nuk kishin mundësi të udhëton shpesh siç bëjmë ne sot. Nuk ishin të njëjtat kushte për t’u argëtuar. Ata nuk kishin shumë mundësi për të nisur një biznes të ri.
Prandaj ata investonin për shtëpi dhe makina, por ne nuk duam të bëjmë të njëjtën gjë. Në fund të fundit çdo shtëpi apo blerje që në bëjmë zhvlerësohet me kalimin e kohës. Nëse mendojmë se sa shpejt iu bie vlera pasurive të patundshme gjatë krizave, atehëre gjithçka bëhet më e dukshme.
Eksperiencat janë e vetmja gjë e vlefshme: atyre nuk iu ikën vlera dhe askush nuk mund t’i vjedhi ato.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.