Përse punësimi i ‘‘yjeve’’ mund të jetë i rrezikshëm? - Business Magazine Albania

Përse punësimi i ‘‘yjeve’’ mund të jetë i rrezikshëm?

Punësimi yjeve i rrezikshëm? A nuk është ky momenti më kulminant për burimet njerëzore? Momenti kur zbulon dhe punëson një yll. Epo mesa duket, jo.

Performanca e një individi nuk është e pavarur nga ekosistemi, pra një punonjës i suksesshëm në një kompani, jo domosdoshmërisht është sukses edhe në një kompnai tjetër. Kjo ndodh sepse performanca është shpesh rezultat i mbështetjes nga kolegët, sistemet dhe kultura e punës, të cilat nuk transferohen lehtësisht.

Lexo gjithashtu: Zemërthyerja profesionale, si ndodh dhe si ta shërojmë?

Gjithashtu, ardhja e një ‘‘ylli’’ mund të shkaktojë pakënaqësi mes punonjësve ekzistues. Ata mund ta shohin këtë si një kërcënim për pozicionet dhe mundësitë e tyre të avancimit, duke çuar në ulje produktiviteti dhe rivalitet të brendshëm.

Po kur mund të funksionojë punësimi i yjeve?

Pavarësisht asaj që përmendëm më lart, ka raste kur kjo strategji mund të jetë e suksesshme. Le të ndalemi te rastet kur funksionon.

Nëse ekipi ekzistues ka tashmë yje të tjerë. Kur një yll i ri bashkohet me një ekip të përbërë nga profesionistë të nivelit të lartë, ata janë më të prirur të punojnë bashkë dhe të krijojnë sinergji.

Nëse ky talent rekrutohet në një departament të suksesshëm. Nëse një individ i talentuar bashkohet me një grup që tashmë performon në nivele të larta, ka më shumë gjasa që të përshtatet dhe të sjellë vlerë të shtuar.

Lexo gjithashtu: Punësimi ka të bëjë më shumë me emocionet sesa me meritë- gjë që duhet të ndryshojë

Nëse rekrutimi nuk bëhet për të “shpëtuar” një ekip që ka nisur rënien e lirë. Nëse një departament po përballet me probleme, sjellja e një ylli nuk është gjithmonë zgjidhja më e mirë, pasi mund të krijojë edhe më shumë destabilitet.

Në vend që të mbështeten vetëm në punësimin e yjeve, kompanitë duhet të investojnë në zhvillimin e talentit të brendshëm dhe të sigurohen që kulturat e tyre të punës janë të përshtatshme për integrimin e talenteve të reja. Po ashtu, humbja e një ylli nuk duhet të përkthehet automatikisht në nevojën për të gjetur një tjetër, ndonjëherë, është më mirë të forcohet ekipi ekzistues.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0