Përse nënat e reja përballen me vështirësi për të nisur një biznes? - Business Magazine Albania

Përse nënat e reja përballen me vështirësi për të nisur një biznes?


Ka dy mite mbizotëruese njëkohësisht kontradiktorë rreth sipërmarrjes, dhe një raport i fundit nga Fondacioni Ewing Marion Kauffman i prek të dyja kёto:

• Sipërmarrja është një qark i mbyllur. Sipërmarrësit punojnë me orë të tejzgjatura.
• Krahasuar me një punë korporate, sipërmarrja ofron një balancë më të mirë punë-jetë personale, orë më të mira për punë dhe më shumë kontroll për kohën personale.

Në dritën e këtyre sjelljeve, raporti i Kauffman fillimisht vëren se si çalon puna te nënat të cilat duan të fillojnë biznesin e tyre, dhe më pas hedh një vështrim në zgjedhjen e politikave të cilat do të mund ta bënin këtë po aq të thjeshtë edhe për nënat sa baballarët për të filluar biznese të reja. Më kryesorja midis tyre: leja e lindjes për prindërit e rinj.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur dikush e merr atë, financohet në pjesën më të madhe nga punëdhënësit. Por në Europë, është nromale që leja e lindjes të jepet nga qeveritë, jo punëdhënësit. Dhe sigurisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi shtet i industrializuar që nuk ofron leje lindje për nënat e reja.

Pse është kaq e vështirë për nënat të nisin një biznes?

Raporti hedh një sy te faktorët socialë dhe kulturorë që e bëjnë më të vështirë për femrat të avancojnë në karrierën e tyre, ose të bëhen sipërmarrëse, pasi bëhen me fëmijë. Disa nga gjetjet më pak të vlerësuara të përmendura në raport janë:

1. Në familjet ku të ardhurat gjenerohen nga të dy bashkëshortët, kur meshkujt punojnë orë më të zgjatura, femrat janë më të prirura që të lënë punën e tyre. Kur një grua punon me orë të zgjatura, “nuk ka efekt në gjasat që partneri i tij ka të lërë punën.”

2. Më shumë se 40 për qind e nënave që punojnë kanë reduktuar orët e tyre të punës për shkak të arsyeve që lidhen me familjen e tyre, krahasuar me 28 për qind të baballarëve.

3. Femrat me PhD në fushat e teknologjisë dhe inovacionit kanë shumë më pak gjasa që të bëhen sipërmarrëse nëse kanë një fëmijë nën moshën 2 vjeç. Por të qënit baba i një fëmije të vogël nuk bënte ndonjë diferencë domethënëse që këta meshkuj me PhD në fushat e teknologjisë dhe inovacionit të mos bëheshin sipërmarrës.

4. Në biznese të nisur nga burra të martuar, 60 për qind e bashkëshortëve marrin njëfarë roli mbështetës në biznes. Por kjo ndodh vetëm në masën 35 për qind në biznese të cilat janë nisur nga femrat.

5. Mentorët e biznesit janë zakonisht njerëz më të vjetër të cilët nuk kanë një qasje të parë në vështirësitë me të cilat duhet të përballen femrat që nisin kompani.

Në dritën e këtyre statistikave, leja e lindjes merr një rëndësi të veçantë. “Vendosja e politikave të lejes së lindjes të cilat promovojnë balancën mes punës dhe jetës personale është e nevojshme për krijimin e mundësive të paanshme për nënat dhe baballarët e rinj,” thuhet në raport.

Qyteti i San Francisco, thuhet në raport, jep 6 javë leje të plotë lindjeje që u paguhet prindërve të rinj. Shteti i Kalifornisë tani jep 55 për qind të pagës së prindërve të rinj për 6 javë, dhe shteti i Nju Jorkut planifikon që t’u japë prindërve të rinj 50 për qind të pagës për 8 javë leje lindjeje të garantuara.

Një rekomandim tjetër i raportit është të “të ristrukturojë prtishmëritë e punës.” Nuk dihet saktësisht se si mund të ndodhë kjo, veçanërisht kur dihet se sipërmarrja është një mjedis “mashkullor”. Amerikanët të cilët punojnë me kohë të plotë, thotë raporti, punojnë mesatarisht 47 orë në javë. Por nga kjo pikëpamje, norvegjianët janë populli më produktiv në botë, duke punuar mesatarisht vetëm 33 orë në javë.

 

/Shkruar nga Kimberly Weisul dhe pubikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0