Përse duhet të merrni pjesë në eventin më të madh B2B të organizuar në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Përse duhet të merrni pjesë në eventin më të madh B2B të organizuar në Shqipëri?

B2B

Tourism & Travel Show Albania, një nga ngjarjet më prestigjioze në industrinë e turizmit në Shqipëri, rikthehet në Pallatin e Kongreseve në datat 31 Janar – 1 Shkurt 2024. Kjo është një mundësi e pazëvendësueshme për bizneset vendase dhe ato të rajonit për të bërë kontakte të reja dhe takime biznesi me blerës ndërkombëtarë dhe shumë aktorë të rëndësishëm në Shqipëri dhe rajon.

Sukseset e edicionit të kaluar

Edicioni i kaluar i Panairit Tourism & Travel Show Albania u dallua për një zonë ekspozimi të larmishme dhe për cilësinë e eventit B2B. Me 32 blerës ndërkombëtarë dhe 49 kompani shitëse nga rajoni, u rezervuan 517 takime, duke bërë këtë event një platformë tërheqëse për bizneset në industrinë e turizmit.

Disa nga emrat kryesorë të blerësve ndërkombëtarë: Tracoin (Mbretëri e Bashkuar), Globus Family of Brands (brand global), Intrepid DMC (brand global), Abercrombie & Kent (brand global), Cox & Kings (Mbretëri e Bashkuar), Euroventure (Mbretëri e Bashkuar), Asla Travel Group (Mbretëri e Bashkuar), Advivos (Belgjikë), Jumbo Tourism CO PVT LTD (Indi), Trotting Soles Travel LTD (Mbretëri e Bashkuar), Discovery Travel-CTC (Irlandë) etj.

Regjistrimi dhe pjesëmarrja

Për të marrë pjesë në event, regjistrimi është i domosdoshëm dhe bëhet përmes platformës digjitale www.b2balkan.com. Në platformë kompanitë kanë mundësinë për të rezervuar takime me blerësit ndërkombëtarë. Rregjistrimi në platformë nënkupton akses në Zonën B2B. Për detaje mbi aksesin në B2B @TTShow Albania, kontaktoni me stafin e Iceberg Exhibitions.

Pjesëmarrja si ekspozues në panairin Tourism & Travel Show Albania 2024

Pjesëmarrja si ekspozues do të thotë që kompanitë kanë mundësinë të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në një zonë të larmishme ekspozimi përballë një audience të gjërë, ekspozues dhe vizitorë. Çdo kompani ekspozuese me stendë në panair ka të drejtë te aksesoje Zonen B2B dhe të realizojë takime me blerësit ndërkombëtarë që vijnë enkas për eventin.

Si të regjistroheni për të marrë pjesë me stendë në panair

Të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, të regjistrohen si ekspozues apo të shfrytëzojnë paketat e sponsorsimit ju ftojmë ta bëni duke klikuar këtu.

Mos humbisni këtë mundësi unike për tu bërë pjesë e eventit më të madh në industrinë e turizmit në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0