Përpjekjet e integrimit në BE?! Industritë ulin ritmet

Përpjekjet e integrimit në BE?! Industritë ulin ritmet


Ndërsa çështjet e integrimit në BE- vijojnë të jenë temë e nxehtë, mbështetja e industrive vendase drejt këtij hapi ka rënë. Konfindustria, përmes të dhënave të një vëzhgimi krahasimor të 2018-ës ndaj një viti më parë, vë në dukje se ka rënë ritmi i kompanive për të bërë progres me përafrimin e ligjit dhe standardet.

Rënia e mesatarizuar e mbështetjes, sipas kategorive të industrive, është gati  5%. Vëzhgimi është kryer nga Qendra e Studimeve të Konfindustrisë në muajt maj-qershor 2018.

Lexoni: Konfindustria: të rikthehet taksa e sheshtë

Më e ndjeshme ulja është tek industritë, që prodhojnë kryesisht për tregun e brendshëm si industria agroushqimore, pijet alkoolike, joalkoolike, përpunimi i drurit, aluminit, etj.

Përfaqësuesit e industrive, që prodhojnë për eksport, kryesisht lëndë të para dhe/ose pjesërisht të përpunuara si mineralet,etj janë më të qëndrueshëm në politikat e integrimit të Shqipërisë në BE. Një rritje të mbështetjes ka sektori i turizmit dhe shërbimeve të transportit.

Sipas Konfidustrisë, arsyet kryesore të rënies së mbështetjes dhe skepticizmit nga industritë vendore për integrimin në BE vlerësohen: -politikat dumping,- problemet me subvencionet e vendeve të BE-së dhe rreziku i rritjes se konkurencës dhe falimentimit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0