Përmirësohet procesi i procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara  - Business Magazine Albania

Përmirësohet procesi i procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara 

mallrat e importuara

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se procesi i përmirësimit të procedurës së fiskalizimit të faturave të huaja për mallrat e importuara do të përfundojë brenda pak ditësh.

Ky përmirësim ka të bëjë me saktësimin dhe përputhjen në mënyrë automatike të vlerave të TVSH-së, si në deklaratën doganore, ashtu edhe në vlerën e faturës që fiskalizohet.

Për të mundësuar fiskalizimin e faturave të mallrave të importit, në rastet kur ju shfaqen diferenca shumë të vogla, ju duhet:

  • të shtoni një rresht në fund të faturës me përshkrimin “Rakordim”, duke vendosur vlerën e diferencës së shfaqur dhe në këtë mënyrë do të përputhjet dhe barazohen vlerat ndërmjet deklaratës doganore dhe faturës që fiskalizoni në portalin SelfCare. Vlera që do të shtohet për saktësim nuk mund të jetë më e madhe se 99 lekë.
  • Më pas mund të vijoni me fiskalizimin e faturës.

Dorëzimi i librave të shitjes dhe blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë tuaj të deklarimit elektronik në e-filing.

Lexoni: Fiskalizimi – Tatimet do kontrollojnë bizneset në kohë reale

Për çdo problematikë të hasur në zbatimin e kësaj procedure, ju mund të kontaktoni duke komunikuar me HelpDesk për Fiskalizimin drejtpërsëdrejti nga portali i dedikuar http://helpdesk.tatime.gov.al/, duke dërguar email në adresën Fiskalizimi.helpdesk@tatime.gov.al apo duke kontaktuar Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0