Përjetoni Shtetet e Bashkuara duke u bërë pjesë e programit YTILI - Business Magazine Albania

Përjetoni Shtetet e Bashkuara duke u bërë pjesë e programit YTILI


E lançuar në vitin 2016, “Young Transatlantic Innovative Leaders Initiative Fellowship” është programi kryesor i Iniciativës së Liderëve të Inovacionit Transatlantik (YTILI) të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mbështetet në zbatimin e tij nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve të Bashkuara (GMF).

Sipërmarrësit janë një forcë lëvizëse për zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës, sigurinë dhe qeverisjen e mirë në të gjithë Europën. YTILI fuqizon sipërmarrësit dhe novatorët e rinj europianë me mjetet, rrjetet dhe burimet që kanë nevojë për t’i kthyer idetë në vepra dhe për të zhvilluar sipërmarrje të suksesshme. Duke pranuar se sipërmarrësit europianë përballen me sfida unike për fillimin e një biznesi, programi YTILI është gjithashtu një mjet për ndërtimin e një rrjeti transatlantik të liderëve që mund të kontribuojnë në një dialog të vazhdueshëm politik për të përforcuar ekosistemet sipërmarrëse dhe mundësitë për inovacion.

Pse të aplikoni?

  • Për të përfituar përvojë profesionale, aftësi dhe lidhje të vlefshme për të rritur biznesin ose sipërmarrjen tuaj.
  • Për t’u lidhur me një grup dinamik ekspertësh dhe mentorësh në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.
  • Për të zgjeruar rrjetin tuaj profesional dhe zhvilluar marrëdhënie me bashkëmoshatarët dhe kolegët në të dy anët e Atlantikut.
  • Për të eksploruar kontekstin e politikave, peisazhin financiar dhe rrjetet e ekosistemeve sipërmarrëse të SHBA.
  • Për t’u bashkuar me rrjetin në rritje të sipërmarrësve dinamikë europianë të angazhuar në rritjen e marrëdhënieve transatlantike dhe për të kontribuar në rritjen e ekosistemeve sipërmarrëse në komunitetet e tyre.

Për të mësuar më shumë rreth detajeve të programit klikoni KËTU!

Aplikimet janë të hapura deri më 2 Mars. Aplikoni Këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0