Perimet shqiptare në Macfrut 2016 në Rimini, Itali - Business Magazine Albania

Perimet shqiptare në Macfrut 2016 në Rimini, Itali


Prodhuesit shqiptar të perimeve marrin pjesë në Panairin Profesional të Frutave dhe Perimeve, “Macfrut” që zhvillohet në Rimini, të Italisë deri në datën 16 shtator 2016. “Macfrut”, i njohur tashme si një nga aktivitetet ndërkombëtare të afirmuara në promovimin e perimeve dhe pemtarisë nga vende të ndryshme të botës, është një mundësi shumë e mirë për sipërmarrjet shqiptare që operojnë në këtë sektor, për zgjerimin e bashkëpunimeve të mundshme mes vendeve dhe rritjen e eksporteve.

Ky event ofron mundësinë për të bërë biznes, me produkte cilësore nga vende dhe treva të ndryshme të Italise dhe Europes, të afirmuara për produkte tradicionale te perimeve dhe pemtoreve.

Ndërkohë që bizneset pjesëmarrëse krahas perimeve promovojnë dhe një gamë të gjerë të mekanikes dhe inovacionit për rezultatet e larta dhe konkurruese në prodhimin e perimeve bujqësore.

Panairi Macfrut 2016, përbehet nga një strukture 11 sektoriale nder te cilat janë: Farërat, Sherbim & Fidanishte, Teknologji Prodhimi, Tregti dhe Shitje me Pakicë, Makineri Përpunimi, Materiale Paketimi, Prerje të Freskëta, Fruta të Thata, Logjistikë dhe shërbime.

Por nuk do të mungojnë takimet mes biznesit, konferencat dhe diskutimet e hapura mes vizitoreve dhe prodhuesve për te nxitur një diversifikim të ketij sektori në shërbim të konsumatorit.

Burimi: aida.gov.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0