Konferenca e parë Kombëtare e Teknologjisë Dixhitale Inovative “EGOS”, u soll nga Kejvi Mici dhe Daniel Fusha, ditën e Mërkurë, datë 17 Prill në ambientet e Xheko Imperial.
Konferenca pati pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, përfaqësues nga bizneset, të rinj, përfaqësues të universiteteve, përfaqësues të institucioneve shtetërore, CEO të kompanive brenda dhe jashtë Shqipërisë, përfaqësues të medias etj. Një nga risitë që solli kjo konferencë ishte bashkëpunimi me Klubin Kombëtar të Prindërve me CSA (çrregullime të spektrit autik). Një pjesë e fondeve shkoi për këtë klub, për të dhënë impaktin social, por edhe mbështetjen e të rinjve në projektet që ata do të lançojnë së shpejti.
Kejvi na tregon se plani i realizimit të kësaj konference ka qenë që para 2 vitesh, por është arritur të sillet këtë Prill. Para kësaj konference, u organizua në datën 2 Prill një aktivitet në formë vullnetare së bashku me Klubin e Prindërve me fëmijë CSA, në kuadër të ditës së fëmijëve me autizëm.
Mbështetja për grupin organizativ ka qenë e madhe nga universitetet, gjimnazet, institucionet publike/private si dhe nga një grup folësish të ftuar. Kjo konferencë u realizua falë bashkëpunimit dhe punës së madhe të këtyre të rinjve të cilët me përkushtim dhe pasion të madh arritën të finalizonin me sukses në 17 Prill Konferencën e Teknologjisë Dixhitale Inovative “EGOS”.
Konferenca pati demonstrime, tema interesante, impakt social pasi një pjesë e fondeve shkuan për Klubin Kombëtar të Prindërve të fëmijëve me CSA, për herë të parë një gjimnaz në Berat vjen në një konferencë në Tiranë si dhe sipas organizatorëve edhe punësim, si para ashtu edhe pas konferencës.
Disa nga tematikat që u prezantuan ishin, “How to read numbers in digital marketing?” nga Tomi Kallanxhi, “Automatic colon polyp detection using Convolutional Neural Networks and Autoencoders” nga Ornela Bardhi, “On the freshness and security key storage problem of relational databases deployed on cloud” nga Esmeralda Kazia, “SCHILLER AG” në Sistemin Shëndetësor. U prezantua një ndërthurje e prakticitetit me inovacionin, Bitdefender një Anti-Cybertheft në Sistemin HIS (Hospital Information System ) dhe në Telemedicine (Information Technology TeleHealth Systems) nga Ermand Mertenika si dhe Tendencat dhe Zhvillimet në epokën dixhitale nga Erjon Sula.
U mblodhën mbi 300 pjesëmarrës për të dëgjuar dhe kuptuar nga afër impaktin që ka teknologjia në jetët tona.
“Pjesëmarrja i kaloi pritshmëritë tona dhe kemi pasur feedback shumë pozitiv për konferencën,” thotë Kejvi.
“Konferenca e Parë e Teknologjisë Dixhitale Inovative mblodhi shumë dashamirës në pak kohë dhe tregoi që për gjëra të bukura dhe të veçanta ka gjithmonë mbështetje!” shton ai.
“Në jetë shumë faktorë nuk do t’i keni bashkëpunues, për arsye nga më të ndryshmet, por ajo që duhet të bëni është fare e thjeshtë…mos e humbni shpresën, mblidhni forcat dhe tregojini kujtdo se me punë dhe pasion mund të arrini të bëni gjëra të mëdha,” ishte ky mesazhi i tij për të gjithë lexuesit e BusinessMag.
Gjithashtu pritet që së shpejti projekte të tjera të vijnë për të rinjtë nga organziatorët e kësaj konference.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.