Perfundimi i fotografit anglez: Smartphones po maskojne paaftesine e njerezve per te komunikuar - Business Magazine Albania

Perfundimi i fotografit anglez: Smartphones po maskojne paaftesine e njerezve per te komunikuar


Menyra se si smartphones po ndikojne ne bisedat tona ne jeten moderne eshte e frikshme. Thjesht mjafton te hedhesh syte tek nje grup miqsh ne nje restorant, tek nje cift romantik apo tek koleget tuaj.

Dreq, eshte mire nese per 5 minuta ato nuk i hedhin nga nje veshtrim celulareve te tyre.

Eshte fotografi anglez, Babycakes Romero, i cili ka kapur keto momente “pasi e vuri re kete gje vazhdimisht si dhe e pesoi vete ne radhe te pare.”

Duke folur per HuffPost UK Lifestyle, ai tha “Fillimisht me zuri syri se kishte nje simetri te caktuar te ketyre njerezve te mbyllur ne te njejten kohe por ende te ndare ne te njejtin veprim qe kryenin ndersa  te terhiqnin ne nje nivel vizual. Por ndersa vazhdoja ti studjoja, vura re nje trishtim te brendshem ne vazhdim.”

Fotografi vuri re se smartphones po beheshin nje barre per njerezit kur ato takoheshin balle per balle.

“Vura re se si njerezit e perdornin smartphone si nje mbeshtetes social, per te fshehur ngathtesine apo per te mbushur boshllekun e qetesise por ndersa vazhdoja ta vezhgoja dhe ta dokumentoja kete fenomen modern, vura re se pikerisht keto mjete po e shkaktonin kete ngathtesi dhe qetesi. Pikerisht ato i lejojne njerezit te terhiqen se sa te perfshihen,” thote Babycake.

Sipas tij, nje gje e tille e ve telefonin mbi personin dhe kjo e ben kete te fundit te ndihet jo mire.

Ciftet dhe grupet e njerezve qe jane se bashku nuk arrijne te shijojne as momentin per te cilen ato jane takuar. “Ju shihni neper restorante njerez qe hane ne qetesi dhe ata me zor veshtrojne njeri-tjetrin. Smartphones kane krijuar nje menyre per ta bere qetesine midis tyre edhe me te durueshme por ne fakt eshte thjesht ne maskim i paaftesise dhe mungeses se disponibilitetit per te komunikuar me njeri-tjetrin,” thote Romero.

Sipas tij, smartphones i jep mundesine njerezve te shfaqen tek te tjeret me mire se sa ato jane ne te vertete (kur takohen balle per balle) dhe kjo eshte mjaft terheqese per ta…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0