Përdoruesit në Twitter nuk do të kenë qasje më në postimet e platformës pa u kyçur në llogaritë e tyre - Business Magazine Albania

Përdoruesit në Twitter nuk do të kenë qasje më në postimet e platformës pa u kyçur në llogaritë e tyre

Twitter tani do t’ju kërkojë përdoruesve të kenë një llogari në këtë platformë për të parë postimet, një lëvizje pronari i rrjetit social Elon Musk e quajti të premten një “masë emergjente të përkohshme”.
Siç raportohet, përdoruesve që përpiqen të shikojnë përmbajtje në platformë do t’ju kërkohet të krijojnë një llogarit ose të kyçen në llogarinë e tyre ekzistuese për të parë postimet në Twitter,
Musk ka shprehur më parë pakënaqësi ndaj firmave të Inteligjencës Artificiale si OpenAI dhe të tjera që përdorin të dhënat e Twitter për të trajnuar modelet e tyre të mëdha gjuhësore.

Kompania ka inciuar një sërë masash për të rikthyer reklamuesit që u larguan nga platforma kur Elon Musk bleu platformën dhe për të rritur të ardhurat nga abonimet duke i bërë shenjat e verifikimit me pagesë në kuadër të Twitter Blue.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0