Përdoruesit e Netflix anulojnë abonimet pas marrëveshjes me Meghan Markle dhe Princ Harry - Business Magazine Albania

Përdoruesit e Netflix anulojnë abonimet pas marrëveshjes me Meghan Markle dhe Princ Harry

Duka dhe Dukesha e Sussex, të cilët hoqën dorë nga detyrat mbretërore në fillim të këtij viti për një jetë të re në Amerikë, kanë siguruar një marrëveshje shumë milionëshe me Netflix për të shfaqur projektet e tyre. Por pas kësaj marrëveshje disa njerëz kanw shfaqur hapur pakënaqësinë ndaj Netflix. Së fundmi siç raportojnë mediat e huaja,  në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet në lidhje me vendimin e fundit të Netflix, pasi nuk duan që Meghan Markle dhe Princit Harry të shfaqen në Netflix.

LEXO: Netflix hap katalogun e saj falas, pa u regjistruar ose pa patur një abonim: ja si funksionon

Njëri nga fansat ka shkruar: ‘’Do ta anulojë abonimin tim në Netflix, jo vetëm që nuk do të interesohem për asgjë që ata kanë për të thënë, por unë do ta ndjekë më Netflix!’’ Një tjetër shkruan: ‘’Nëse Netflix dëshiron t’i hedhë paratë e tyre, atëherë kjo është zgjedhja e tyre.  Megjithatë ne gjithashtu kemi zgjedhjen tonë për të tërhequr abonimin tonë në Netflix. Ekzistojnë mediume të tjera atje për t’u përdorur, përveç Netflix. Le të anulojmë abonimin.’’

Një tjetër shkruajti: ‘’Faleminderit Zotit që nuk jam regjistruar kurrë në NETFLIX … do të thotë që nuk kam pse të anuloj tim në funksion të kësaj të ashtuquajtur mega marrëveshje me të ” zgjuarën “dhe irrituesen Megan’’. Projekti tashmë në zhvillim përfshin një seri dokumentarësh dhe një seri filmash të animuar për gratë frymëzuese.

Express

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0