Netflix hap katalogun e saj falas, pa u regjistruar ose pa patur një abonim: ja si funksionon - Business Magazine Albania

Netflix hap katalogun e saj falas, pa u regjistruar ose pa patur një abonim: ja si funksionon

Netflix ka hapur një pjesë të katalogut të saj falas, duke u dhënë mundësinë të gjithëve që ta shijojnë pa u regjistruar ose pa patur një abonim. Përdoruesit mund të shikojnë episodin e parë të disa prej serialeve më të famshëm, ashtu si edhe disa filma dhe dokumentarë.

Katalogu do të përditësohet vazhdimisht.E vetmja gjë që do të duhet të bëjnë përdoruesit është të shkojnë tek adresa https://www.netflix.com/in/watch-free. Në listën e filmave ose serialeve që mund të shihen  falas janë “Stranger things”, “Elite”, “Our Planet”, “BirdBox”, “Love is Blind” ose i shumëvlerësuari “Two Popes”.

Qëllimi është ai që të tregohet gama e gjerë e përmbajtjes dhe t’i bëhet konkurrencë shërbimeve të tjera streaming si Amazon Prime, Disney + dh Apple TV.

La Stampa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0