Përdoruesit e Android duhet urgjentisht t'i fshijnë këto aplikacione

Përdoruesit e Android duhet urgjentisht t’i fshijnë këto aplikacione

~3 minuta lexim


Ekspertët e teknologjisë kanë paralajmëruar përdoruesit e celularëve me sistem operativ Android, që të fshijnë disa aplikacione, të cilat janë potencialisht të rrezikshme.

Sipas tyre, këto aplikacione që pretendohet se shërbejnë si antivirus, gjenden lehtësisht në Play Store dhe janë shkarkuar në miliona celularë. Ekspertët thonë se këto aplikacione më shumë mund të dëmtojnë pajisjen tuaj se sa ta mbrojnë.

“Këto aplikacione janë shumë të njohura dhe potencialisht të rrezikshme për arsye se u kërkojnë përdoruesve shumë akses, që realisht nuk u duhet”, shpjegon Jan Youngren, hulumtues i sigurisë.

Lexoni gjithashtu:

Edhe pse disa prej këtyre aplikacioneve janë penalizuar në të kaluarën për shkak të keqpërdorimit të të dhënave të përdoruesve, ato vazhdojnë të jenë në Play Store dhe janë instaluar në më shumë se 2 miliardë pajisje.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit që të jenë më të kujdesshëm me aplikacionet që shkarkojnë në smartphone dhe të mos u japin shumë akses.

Më poshtë janë aplikacionet antivirus potencialisht të dëmshme për përdoruesit e Android:

  • Security Master
  • Virus Cleaner
  • Antivirus Free 2019
  • 360 Security
  • Virus Cleaner 2019
  • Super Phone Cleaner
  • 360 Security Lite
  • Super Cleaner
  • Clean Master
  • Super Security
  • Antivirus Free

Lexoni gjithashtu:

Mirror

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0