Përdorni këtë truk për të realizuar idetë e vjetra - Business Magazine Albania

Përdorni këtë truk për të realizuar idetë e vjetra


Si një pronar i biznesit të vogël, mund të keni një koleksion idesh të vjetra në raft. Disa mund të mos përshtaten me buxhetin ose mund të mos ketë mjaftuar koha për t’i zbatuar ato, por përpos këtyre mos lejoni që këto ide të humbasin!

Mbani një katalog të ideve tuaja të vjetra, sepse kurrë nuk i dihet se kur do të jenë të dobishme përsëri. Këto ide dhe mendime krijuese mund të çojnë në përmirësime inovative në lidhje me biznesin.

Lexoni: Ky truk do iu bëjë të mos harroni emrin e askujt

Çelësi, sigurisht, është t’i vendosni në një vend ku mund t’i gjeni. Pra, mbani një skedar në kompjuterin tuaj. Ose merrni një fletore apo ditar dhe mbani gjërat tuaja atje. Ju do të habiteni se sa e dobishme do të jetë kjo për ju në të ardhmen.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0