Përdor transportin publik? Ja aplikacioni që duhet të kesh në telefon

Përdor transportin publik? Ja aplikacioni që duhet të kesh në telefon


Tirana Public Transport është aplikacioni më i ri që u vjen në ndihmë të gjithë banorëve të kryeqytetit që përdorin transportin publik.

Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë, dhe është i disponueshëm vetëm në iOS. Ne e shkarkuam aplikacionin dhe pamë se ai ka një ndërtim shumë të thjesht.

Në faqen e tij të parë ndodhet harta e madhe (Map) me vendodhjen tuaj dhe të gjitha linjat e autobusëve. Bus Line, është një kategori tjetër që tregon linjat e autobusëve (rreth 99% të tyre) prej të cilave mund të zgjidhni ato që përdorni më shpesh. Preferencat, është një tjetër hapësirë e aplikacionit ku ju zgjidhni rrezen e shtrirjes së urbanëve, kohën gjatë të cilës mund të monitoroni lëvizjen e tyre dhe llojin e hartës në dy variante: e thjeshtë dhe satelitore.

    

Tirana Public Transport ju ndihmon të gjeni rrugën ideale duke përdorur linjat e transportit publik. Aplikacioni sugjeron deri në 5 mënyra alternative për të arritur në destinacionin tuaj. Ju mund të shikoni vendodhjen e urbanëve në kohë reale me anë të sistemit të monitorimit GPS.

Aplikacioni përditësohet në mënyrë të vazhdueshme nga krijuesi i tij dhe programuesi Akil Rajdho. Akili është gjithashtu krijues i disa aplikacioneve të tjera shqip. Njëri prej tyre është Fresh Garden Albania, një aplikacion që ju ndihmon të porosisni produkte dhe ushqime të ndryshme nga komforti i shtëpisë suaj. Dhe Shëndeti, një aplikacion informues lidhur me barnat e rimbursueshme, qendrat spitalore më të afërta si dhe dozat përkatëse për barna të ndryshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0