Përditësimi i ri i Google Maps pritet jo mirë nga përdoruesit - Business Magazine Albania

Përditësimi i ri i Google Maps pritet jo mirë nga përdoruesit

Një përditësim i ri i është bërë Google Maps, i cili duket se është pritur jo mirë nga përdoruesit dhe jo vetëm.

Rrugët tani janë gri në vend të të verdhës dhe trupat e ujit janë ngjyrë kafe në vend të një blu më të thellë.

“Ndihet më e ftohtë, më pak e saktë dhe më pak njerëzore,” shkruajti ish-dizenjuesja e Google Maps Elisabeth Jaraki në X .

Laraki nuk ishte vetëm, pasi dhe përdorues të tjerë shkuan në X dhe Reddit për të shprehur zhgënjimin e tyre me ngjyrat e reja. Disa ishin dakord me qëndrimin e Larakit, ndërsa të tjerë ishin të mërzitur që nuk kishte kontrast të mjaftueshëm mes ngjyrave të reja.

Ndërkohë Google u shpreh se:

“Ne gjithmonë mendojmë se si ta bëjmë Google Maps të pasqyrojë më saktë botën reale. Ne projektuam përditësimet tona bazuar në kërkime të gjera dhe komente nga përdoruesit, me qëllim që ta bëjmë hartën më të lehtë për t’u përdorur dhe kuptuar. Për shembull, rrugët tani janë më të errëta për t’u dukur më shumë si rrugët aktuale dhe për të ofruar një imazh më të mirë për detaje të dobishme si korsitë”, tha një zëdhënës i Google në një email.

Google Maps ka dalë me një sërë përditësimesh të reja gjatë muajit të fundit, duke përfshirë mënyra të reja për të gjetur gjëra për të bërë dhe për të përdorur emoji, megjithatë asnjëra nuk ka marrë aq shumë vëmendje sa ngjyrat e reja.

 

cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0