Përditësimi i iOS 10.1.1 po shkakton probleme në bateritë e iPhone-ve - Business Magazine Albania

Përditësimi i iOS 10.1.1 po shkakton probleme në bateritë e iPhone-ve


Përditësimi i fundit i Apple iOS, 10.1.1 premton, ndër të tjera, “përmirësimin e stabilitetit të celularit dhe zgjidh të metat që mund të ketë.” Por disa besojnë se përditësimi po shkakton probleme tek bateria.

Sipas një raporti nga PCMag.com, përditësimi papritur po shkakton një ulje të nivelit të baterisë së iPhone-ve. Ka gjithashtu një diskutim aktiv në faqen e vetë Apple-it ku konsumatorët janë duke raportuar se bateritë e pajisjeve të tyre iPhone 6 dhe iPhone 5s nuk zgjasin as një ditë të plotë pa u karikuar.

Të tjerë përdorues thonë se telefoni i tyre fiket sapo bateria shkon në 30%-50%.

Raporti vjen një javë pasi Apple ra dakord të zëvendësojë bateritë në një numër të vogël për pajisjet iPhone 6s.

Disa përdorues të cilët kanë zgjedhur programin e hapur Beta të Apple raportojnë se versioni 10.1.1 (14B150) zgjidh problemin, por shumica e përdoruesve të iPhone nuk kanë software-in beta në telefonat e tyre. Programi beta tani është duke ofruar versionin 10.2. Disa persona në forum kanë sugjeruar që të rikthehet sërish versioni i mëparshëm iOS.

“Unë e kam parë në telefonin tim iPhone 6 që papritur bateria e tij bie nga 60% në 0%, madje edhe në iOS 10. Pasi e vendos sërish në karikim, ai shkon në 60% direkt.”

Këto probleme, me sa duket, ndonjëherë shkaktohen nga një gabim apo një lloj sinjali i kryqëzuar brenda telefonit.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0