Për të qenë i suksesshëm nuk duhet t'i tregosh të gjitha - Business Magazine Albania

Për të qenë i suksesshëm nuk duhet t’i tregosh të gjitha


A e keni vënë re që ne nuk dimë shumë gjëra për jetën e njerëzve të pasur? Ne nuk e kemi idenë përse ata kanë një avion privat dhe një vilë në ishujt tropikalë por gjithsesi ata vazhdojnë të veshin rroba të vjetra. Kjo ndoshta sepse ata janë lakmitarë apo kanë frikë mos gjurmohen nga forcat speciale.

Në fakt, kjo ndodh për një arsye tjetër.

Një miku im me pozitë ma ka shpjeguar këtë situatë. Ai më tha se suksesi i vertetë nuk ka të bëjë me lëvdatat apo me mburrjet. Për shembull, vajza e tij mësoi se i ati kishte patur gjithmonë një avion privat në moshën 30 vjeçare.

Gjyshja ime gjithmonë më thoshte, “Nëse do të shmangësh zilinë e të tjerëve, atëherë mos fol.”Askush nuk duhet të dijë për jetën tënde, ëndrrat, arritjet, mënyrën si je bërë i suksesshëm, dështimet e tua.

Nuk ke pse ia shpjegon këto askujt.

Kjo nuk i referohet vetëm lumturisë por edhe qëllimeve të tua gjithashtu. Nëse ti deklaron planet dhe dëshirat e tua, ndoshta do të jetë e vështirë për t’i realizuar ato. Ëndrrat e tua nuk do të jenë më aq tërheqëse për ty sepse tanimë ti j’ua ke treguar të gjithëve, dhe miqve të tu tani nuk iu bënë më përshtypje. Ti do të humbasësh motivimin për t’i realizuar ato.

Mos harro:

• Nuk është e nevojshme t’a “bërtasësh” lumturinë tënde në Facebook për të qënë vërtet i lumtur.

• Nuk është e nevojshme të shfaqësh mërzinë tënde në mënyrë që të rregullosh diçka

• Nuk është e nevojshme t’i tregoni kujtdo për ëndrrat tuaja në mënyrë që ato të realizohen

• Nuk të nevojitet miratimi i miqve të ecur përpara

• Nuk është e nevojshme të promovosh jetën tënde në Instagram të tregosh që je njeri me vlera

• Nuk është e nevojshme të shpjegosh dhe të provosh suksesin tënd

• Të duhet të “rrish urtë”

Më vonë do të shohësh se sa i lumtur, i pavarur dhe i qetë do të jesh! Dhe më e rëndësishmjë, ti do të arrish të gjithë synimet e tua.

/BrightSide

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0